E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra: Gramozi do të nisë menjëherë ngjitjen

Nga Kristi Lilo

Situata ka ndryshuar te Gramozi javën që shkoi, pasi në ekip erdhën disa futbollistë, të konsideruar të nevojshëm për fazën e dytë. Tashmë trajneri Qirjako është më i qetë, madje ai nuk ka pranuar rikthimin e disa futbollistëve, që luajtën për Gramozin fazën e parë dhe u larguan në fund të saj. Në grupin aktual të ekipi kolonjar, një nga ata që dallohen për disiplinë dhe korrektësi është mbrojtësi Adriatik Kodra, që vjen nga ekipet e moshave dhe këtë sezon ka gjetur hapësirat e nevojshme për të luajtur në të gjitha ndeshjet e fazës së parë.

Trajneri Qirjako është gjithmonë i papërtuar me të rinjtë e talentuar dhe kuptohet që të njëjtën gjë ka bërë edhe me Kodrën. E presim me besim fazën e dytë të kampionatit.  Personalisht, dua të kap formën optimale, ashtu siç duan trajnerët. Përfshirja në formacion gjatë fazës së parë është një nder i madh dhe vlerësim për mua, ndaj dua ta justifikoj me nivelin tim në fushë.

Për fazën e dytë do të ketë konkurrencë më të madhe për një vend titullari, duke pasur parasysh afrimet që po bëhen, por mua nuk më mungon dëshira dhe besoj se do tia dal. Sa herë që do të më jepet mundësia, do të jap maksimumin. Do të jap gjithçka për Gramozin, që kam bindjen se në vazhdim të kampionatit do të fillojë të ngjisë shkallët e tabelës së klasifikimit, ka theksuar mes të tjerash për Sportin shqiptar mbrojtësi Kodra.

Mukaj Në ndeshjen e kontrollit të së shtunës, sulmuesi i sapoardhur te Gramozi, Dani Mukaj, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju. Sipas stafit mjekësor, ky lojtar mund ti thotë lamtumirë Gramozit për fazën e dytë, pasi riaftësimi kërkon disa muaj kohë.

Mukaj, që nga dita e shtunë është larguar drejt Tiranës, ndërkohë që trajneri Qirjako tani duhet të kërkojë një tjetër sulmues. Mukaj mendohej se do të ishte pjesë e ekipit që në ndeshjen e parë. Te Gramozi pritet të vijnë sot disa emra të rinj, që do të jenë të fundit për merkaton e dimrit, pasi në fundjavë do të përzgjidhen 25 lojtarët, të cilët do të mbrojnë ngjyrat e ekipit kolonjar në fazën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›