E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra bën “bam-bum” të dielën

Lindita Kodra, qitësja shqiptare që merr pjesë në garën e 10 metrave pistoletë me ajër do të garojë zyrtarisht të dielën, pasi të shtunën kampionia e Europës në qitje me pistoletë sportive (583 pikë) kreu sipas rregullores së re vetëm një testim, për sportistet që nuk kanë pasur rezultat të lartë në 10 metra me ajër. Kodra do të garojë në orën 08.30 me orën tonë
Ministri Ylli Pango vizitoi Fshatin Olimpik ne Pekin dhe u takua me anëtarë të Ekipit Olimpik Shqiptar. Vizitoi ambiente të ndryshme ku sportistet janë të akomoduar, mencën dhe disa ambiente rekreative ne fshat. Nga takimi që zhvilloi me sportistët dhe trajnerët, ministri pohoi që do të ketë më shumë mbështetje për sportin në tërësi dhe sportistët elitar në vecanti.
Gjithashtu në një takim të organizuar nga Komiteti Frankofonise morën pjesë Kryeministri Sali Berisha, Ministri Ylli Pango, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv te KOKSH z. Stavri Bello, z. Fidel Ylli dhe z. Genc Boga. Kryeministri Berisha u takua me kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar(CIO) Zhak Rog dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik Mesdhetar z. Amar Adadi dhe u diskutua për problemet e sportit në Shqipëri dhe me gjerë dhe i falënderoi ata për kontributin dhe mbështetjen që i japin Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Berisha gjithashtu takoi edhe kryetare të tjerë shtetesh të vendeve frankofone dhe loboi për njohjen e shtetit te Kosovës nga shtetet frankofone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›