E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: “Lacio, shpejt si Juve e Milani”

Igli Tares duket si i ri shumë mirë kostumi i zyrtarit, edhe pse më shumë shfaqet sërish me këpucët sportive, pavarësisht se ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, prej më shumë se një muaji është në rolin e drejtorit teknik të klubit lacial.
"Lacio ka gjithcka për t'u bërë si Juventusi e Milani. Duhet ta rinisim kampionatin me entuziazëm për të arritur objektivat tona, ku ajo e para është të kthehemi në Europë', - tha ish-sulmuesi i Lacios.
"Kemi filluar një projekt të rëndësishëm dhe Roma është një pjacë e rëndësishëm me një pellg tifozësh shumë kuptimplotë. Nuk shoh asnjë arsye se përse Lacio të mos barazohet me klubet e mëdha", - përfundon Tare i cituar nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›