Qitje, të artat shkojnë në Çeki e Kinë

Qitësja ceke Katerina Emons dhe qitësi kinez Pang Uei ishin dy sportistët e parë që fituan medaljet e arta në ditën e parë të Lojërave Olimpike në kompeticionin e qitjes. Emons dhe Pang fituan medaljet në qitje me pistoletë 10 metra ajër.
Cekja Emons
Emons theu rekordin olimpik në raundin kualifikuese duke marrë 400 pikë. Rekordi i mëparshëm për femra ishte 399 dhe ishte arritur nga rusja Lioubova Galkina në "Athinë 2004". Emons vazhdoi mrekullinë e saj duke thyer edhe rekordin në raundin final të garës 10 metra pistoletë ajër për femra duke grumbulluara 103.5 pikë, 2.5 pikë më shumë se fituesja e medaljes së argjendtë, Galkina. Medaljen e bronztë e mori kroatia Snjezana Pejcic, me rezultatin finale 500.9 pikë. Emons me rezultatin final 503.5 pikë eklipsoi rekordin e mëparshëm prej 502.0 pikësh të vendosura nga kineza, Du Li në "Athinë 2004".
Kinezi Pang
Medalja e artë e Pang në qitje me pistoletë 10 metra ajër për meshkuj fshiu në një farë mase keqardhjen e Kinës për performancën e dobët e Dusë (e pesta) për 10 metra ajër për femra. Pang realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme, edhe pse ishte 22-vjecar, duke dëshmuar se është një qitësit më të mirë në botë, duke arritur një fitore të lehtë në rezultatin final me 688.2 pikë. Jing Jong i Koresë së Jugut fitoi medaljen e argjendtë (684.5 pikë) dhe Kim Jon-Su i Korësë së Veriut fitoi medaljen e bronztë me një rezultat final prj 683 pikësh.
Pang duhet t'i jetë mirënjohës trajnerit të tij, Vang Yifu, i cili fitoi në medaljen e artë në "Athinë 2004" në pistoletë 10 metra ajër për meshkuj.