E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjitë e Mesit shpëtojnë Argjentinën

Superylli i Barcelonës, Lionel Mesi, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitoren e ngushtë 2-1 të Argjentinës me Bregun e Fildishtë në Lojërat Olimpike të Kinës. Mesi shënoi golin e parë në minutën e 43-të, ndërkohë që Bregu i Fildishtë barazoi me anë të Seku Sise (53'). Shtatë minuta përpara përfundimit të takimit, Mesi i dha një pas të artë Akostës, i cili shënoi më pas golin e fitores për Argjentinë. Në ndeshjen e radhës, Argjentina do të luajë kundër Australisë, ndërsa Bregu i Fildishtë kundër Serbisë. Australia e Serbia e mbyllën ndeshjen midis tyre në barazim 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›