Lorik Cana: "Jemi gati!”

Disa orë përpara se të nisë zyrtarisht sezoni i ri në Francë, Lorik Cana, është shndërruar sërish në personazhin mediatik të faqes më të madhe sportive në kontinent, eurosport.com por në versionin francez. Kapiteni i Olimpikut është i paduruar për të rinisur kompeticionin, edhe pse e di se konkurrenca është shumë e madhe. Por shqiptari këmbëngul. Ai dëshiron të dijë nëse Marseja e tij është një ekip i mirë apo një skuadër shumë e mirë. Testi i parë është të shtunën kundër Renesë.
Lorik Cana, pritja është e madhe përpara goditjes së parë të sezonit. E ndjeni ju këtë presion rreth klubit?
- Po është e vërtetë, që entuziazmi është shumë i fortë këtë vit. E kemi parë atë gjatë ndeshjeve miqësore dhe gjatë stërvitjeve në fushën tonë stërvitore gjatë ditëve të fundit. Të gjithë tifozët tanë janë pas nesh. Na kanë inkurajuar më shumë se kurrë për të bërë një sezon të madh.
Ata presin një titull prej 15 vjetësh... A do të jeni të zotë t'ua ofroni gjatë këtij sezoni?
- Unë nuk i shoh gjërat me këtë këndvështrime. Klubi ka rigjetur pjesën e sipërme të klasifikimit prej disa vitesh. Ne tani marrim pjesë rregullisht në Kupat e Europës. Kjo rregullshmit në performancë na jep shpresën për vazhdimësi. Duke vazhduar në këtë rrugë, ne do të arrijmë të mbajmë klubin në majat e klasifikimit. Kjo do të na lejojë të pasurin e mundësive financiare për të ndërtuar dicka me jetëgjatë. Titujt do të vinë natyrshëm. Nuk kemi qenë larg këto vitet e fundit me dy finale të Kupës së Francës. Por na ka munguar dicka e vogël për t'iu imponuar plotësisht kundërshtarëve.
Si do të arrini të shmangni fillimin katastrofik të sezonit të kaluar?
- Duhet të nxjerrim mësime nga nisjet e këqija dhe të shmangim të njëjtat gabime. Kjo periudhë ishte më të vërtetë e vështirë. Moralisht, kemi pasur kohën për ta korrigjuar. Ajo la gjurmë gjatë gjithë sezonit të kaluar. Për këtë arsye duhet të hyjmë më të gjallë në kampionat dhe të marrim pikë shumë shpejt.
Gjatë këtij sezoni, si po ecën integrimi i lojtarëve të rinj?
- Lojtarët e rinj janë shkrirë shumë shpejt me grupin pasi është shumë e thjeshtë për ta. Përshtatja e tyre nuk ka pasur asnjë problem, si brenda ashtu dhe jashtë fushës. Tani duhet të përqendrohen në lojë. Duhet të dinë se gjithcka ndryshon shpejt në Marsejë. Në një kuptim apo në tjetrin. Gjithcka është në lëvizje.
Duket se jeni i paduruar me idenë e fillimit të këtij sezoni?
- Po është e vërtetë, gjërat serioze do të fillojnë me fillimin e kampionatit. Shpirti i garës është shumë i mirë. E presim prej gjashtë javësh. Tani, jemi të kënaqur, të motivuar dhe ambiciozë. Gjatë gjashtë javëve kemi punuar shumë fort. Tani jemi gati për goditjen e parë të sezonit.
Në cfarë niveli e vendosni Olimpikun e Marsejës në versionin 2008-2009?
- Unë mendoj se është i aftë të ruajë një nivel superior loje në raport me sezonin e kaluar. Efektivi është më homogjen, më i ngjeshur. Ekipi ka talentet dhe argumentet për të bërë më mirë. Por, duhet të them se nuk jemi të sigurt në asgjë. Nëse jemi një ekip i mirë apo shumë i mirë? Vetëm fusha e lojës do ta japë përgjigjen.
Trajneri Erik Gerets dëshiron të dublojë të gjitha rolet. A keni frikë nga kjo konkurrencë e re?
- Niveli dhe ambiciet e klubit kanë evoluar. Është normale që rolet të jenë të dubluara, duke parë dhe angazhimin tonë në Ligën e Kampioneve. Trajneri mund të llogarisë mbi një grup më të gjerë. Edhe zëvendësuesit duhet të kenë një nivel interesant. Nëse një lojtar do të ketë një regjim të ulët, atëherë duhet të lihet në bankinë. Kjo është normale. Për më tepër, që si kapiten, unë duhet të tregoj shembullin se duhet ta meritoj të qenit titullar. Nga ana tjetër, unë e di se nuk do të luajë në të gjitha ndeshjet. Trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij.
Rëne do të jetë testi i parë i sezonit. Si e shikoni këtë takim?
- Rëne luajti në Kupën Intertoto. Lojtarët janë shumë të përgatitur dhe tashmë janë në formë. Por, dhe ne gjithashtu. Jemi gati për ndeshjen e parë të sezonit. Kemi punuar shumë. Duhet ta provojmë në ndeshjet zyrtare që ne kemi të gjitha mjetet për ambiciet tona.