UEFA FUTSAL CUP, Tirana mbërrin në Lituani

Nga Lituania, Jagert Dyrmishi- Kampionia e Shqipërisë në minifutboll, Tirana, ka mbërritur në Kaunas të Lituanisë aty ku do të zhvillojë dhe ndeshjen e turit eleminator të UEFA FUTSAL CUP.
Bardheblutë e drejtuar nga Agustin Kola bëjnë pjesë në grupi D eleminator sëbashku me skuadrat e Nuataras Kaunas, CSC Dinamo Chisinay dhe Albterslund IF.
Kampionia e Shqipërisë ka zhvilluar dhe një seancë stërvitore në sallën sportive të S.Darius & S.Girenas Sport Center, aty ku edhe të shtunën në orën 17.30 do të zhvillojë dhe ndeshjen e parë ndaj kampiones së Danimarkës.
Gjendja e skuadrës duket e mirë dhe në stërvitjen e fundit, bardheblutë nuk janë sforcuar shumë por kanë punuar më shumë në planin taktik.
Mungesa për ndeshjen hapëse do të jenë ato të portierit Armand Nebiu, por edhe të mbrojtësit Arjan Hysa, të cilët vuajnë dënimet e marra 2 vite më parë në përfaqësimin e fundit europian me Tiranën.