E Diel, 1 Nëntor 2026

Lefter Koka dhe Artur Zheji, në krye të listës së LSI-së për Durrësin



Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me kryesinë e Degës së LSI-së për Rrethin e Durrësit. Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë diskutimi i kandidaturave kryesore që do të ketë LSI-ja për zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Durrësit. Pjesëmarrësit kanë miratuar me konsensus kandidaturat e Lefter Kokës dhe Artur Zhejit, të cilët do të udhëheqin listën e kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Durrësit. Lefter Koka ka qenë ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, ndërkohë që Zheji vjen si një kandidaturë e re e LSI-së e afruar nga shoqëria civile dhe media. Ndërkaq, kreu i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi po dje një takim me të rinj në qytetin e Durrësit, ku shprehu bindjen dhe optimizmin për suksesin e LSI-së në zgjedhjet e 28 qershorit.

4 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›