E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Anan: Armatimi i kryengritësve e përkeqëson situatën

Ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike në Siri.

Duke folur mbrëmë në Kajro të Egjiptit, zoti Anan, aktualisht i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe për Siri, ka tërhequr vërejtjen kundër thirrjeve për armatim të kryengritësve në Siri, duke thënë se “militarizimi i mëtejshëm” do ta përkeqësonte situatën.

Këto komente u bënë në periudhën kur kryeministri i Libisë ka përgënjeshtruar akuzat e Rusisë, se qeveria e tij tranzicionale po stërvit dhe armatos kryengritësit në Siri, që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara thonë se 7500 vetë, kryesisht civilë, janë vrarë në goditjen gati njëvjeçare të qeverisë ndaj protestuesve anti-Asad.

Dje, zëvendës ministri për naftë i Sirisë, u bë zyrtari i parë i lartë qeveritar, që dha dorëheqjen duke deklaruar se “i bashkohet revolucionit dhe popullit” dhe se pret që edhe zyrtarë të tjerë ta bëjnë këtë gjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›