Vrasja e pengjeve në Nigeri, italianët të zemëruar me Britaninë

Politikanët italianë janë zemëruar me kryeministrin britanik David Cameron, pasi ky i fundit nuk u konsultua me shtetin italian para se të miratonte një përpjekje të dështuar për të shpëtuar dy pengje, një shtetas anglez dhe një italian në Nigeri.
Chris McManus dhe Franco Lamolinara, të cilët ishin rrëmbyer vitin e kaluar, vdiqën pasi oferta e shpëtimit nuk u arrit të enjten.
Forcat speciale britanike SBS ishin të parët që hynë në opercionin e shpëtimit në Sokoto, tha korrespondenti i BBC-së.
Persona të armatosur kapën dy inxhinierët në qytetin e Birnin Kebbi më 12 maj 2011.
Ata punonin për një firmë italiane ndërtimi, dhe ishin të përfshirë në ndërtimin e një selie lokale të Bankës Qendrore të Nigerisë.