E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, vriten dy pengjet para se të shpëtoheshin

Dy pengje që mbaheshin në Nigeri u vranë ndërkohë që forcat britanike dhe nigeriane bënë përpjekje për t`i shpëtuar.

Kryeministri britanik, David Kamerrond dhe Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan njoftuan bashkërisht se pengjet ishin vrarë nga rrëmbyesit para se forcat të shkonin për t`i shpëtuar.

President Jonathan fajësoi grupin ekstremist Boko Haram për rrëmbimet dhe tha se të gjithë rrëmbyesit janë arrestuar pa specifikuar se sa. Pengjet e tjerë u liruan pas një shkëmbimi zjarri prej një orësh në një shtëpi në qytetin Sokoto.

Zoti Kameron tha dje se miratoi operacioni e përbashkët mes forcave të Britanisë së Madhe dhe Nigerisë pasi mori informacion rreth vendit ku mbaheshin pengjet. Ai tha gjithshtu se sipas informacionit të zbulimit, jeta e të rrëmbyerve ishte në rrezik gjithnjë e më të madhe.

Të dy pengjet, italiani Franco Lamolinara dhe britaniku Christopher McManus, u rrëmbyen në Nigeri në maj të vitit të kaluar. Më pas ata u praqitën në një video me personat e armatosur , të cilët deklaruan se ishin me grupin terrorist al-Qaida.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›