SHBA, dy të vrarë në një spital psikiatrik

Të paktën dy persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur kur një person ka qëlluar me armë në një klinikë psikiatrike në Universitetin e Pitsburgut në Shteteve e Bashkuara të Amerikës.
Policia ka njoftuar se njëri nga të vrarët në incidentin e mbrëmshëm është personi që kishte qëlluar me armë.
Nuk është ende e paqartë nëse të vrarët ishin pacientë, anëtarë të familjeve ose punëtorë.
Qendra mjekësore e Universitetit në Pitsburg tha se ka pranuar disa pacientë nga të shtënat, por nuk e ka saktësuar numrin e tyre dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.