E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha e Zogut!

Ne numrin e sotem "Koha Jone" publikon pjese nga periudha e shnderrimit te Shqiperise ne monarki. Dalin fakte te reja te mbledhura me kujdes ne librin e shkrimtarit Blendi Fevziu, "100 Vjet - Nje ekskursion ne politiken e shtetit shqiptar 1912-2012". Vendimi qe dinastia te ishte e trashegueshme ne linjen mashkullore e ngjashme me ate spanjolle. Rikthimi i monarkise me Zogun ne krye ishte nje nder hapat mbrapa qe Shqiperia bente ne ate moment, por jashte kesaj, 15 vitet e drejtimit te Ahmet Zogut kane regjistruar nje zhvillim befasues ne shume fusha. Ne kete pjese qe publikohet sot, jepen hollesi mbi kete periudhe ku me ndihmat e medha dhe kredite qe mori nga Italia, Zogu arriti te ndertoje mes te tjerash dhe nje rrjet rrugor jo shume larg atij qe kishin fqinjet tane.

Me 24 Dhjetor 1924, pak pas mesdites, Ahmet Zogu me trupat e tij hyri ne Tirane. Tellalli doli po ate pasdite duke deklaruar se Qeveria do te mbante qetesine dhe do te respektonte qytetaret. Me 25 Dhjetor, Iljaz Vrioni qe ishte larguar nga zyra me 8 Qershor 1924, u rikthye aty si Kryeminister. Por ishte vetem nje kthim simbolik per te vertetuar ate qe Ahmet Zogu e quante "Triumfi i Legalitetit". Ngjarjet e 6 muajve te fundit kishin deshmuar se personi me i forte politik ne vend ishte Ahmet Zogu dhe se ky i fundit nuk kishte nder mend te bente me as leshime dhe as manovra politike. Madje ai veproi shpejt dhe kesaj here, mjaft i vendosur. Ne 5 Janar 1925, Qeveria e Iljaz Vrionit dha doreheqjen. Me 6 Janar Zogu hyri ne zyre si Kryeminister. Ai s'do te dilte me kurre nga zyra e drejtuesit te shtetit, pavaresisht pozicionit qe mbante, deri me 8 Prill 1939! Zogu kishte te gjithe fuqite ne dore. Ndryshe nga Noli, ai veproi ligjerisht, por tashme s'behej me fjale per metoda demokratike.

Xhesti i pare ishte zevendesimi i deputeteve te ikur me te tjere nga po ato zona. Me parlamentin e kompletuar dhe krejt nen kontrollin e tij, ai vendosi te zgjidhe formen e regjimit. Sipas vendimit te Konferences se Ambasadoreve te vitit 1913 Shqiperia ishte caktuar Principate, pra monarki dhe sovrani i saj ishte Princ Vidi, ose Vilhelmi i I - re. Ai nuk kish pranuar te abdikonte dhe ne keto kushte nje monarki e trashegueshme nuk mund te zevendesohej, vecse nese nderrohej forma e regjimit. Kongresi i Lushnjes nuk kishte hyre ne kete histori, me gjase sepse nuk donte te hapte probleme te tjera brenda, ose sepse nuk donte te kundershtonte nje vendim te fuqive te medha, por Ahmet Zogu kercenohej si Kryeminister nga Keshilli i Nalte, i cili luante rolin e regjences ne mungese te Princit. Ai vendosi ta zgjidhe nje here e mire kete ngerc. Me 31 Janar 1925, ora 3.50, Shqiperia u shpall Republike nga nje Asamble Kushtetuese. Po me te njejten menyre si Zogu nxori nga loja Princ Vidin, komunistet do te nxirrnin edhe Zogun ne 11 Janar 1946! Princ Vidi e humbi fronin dhe Ahmet Zogu la detyren e Kryeministrit dhe u zgjodh President ose Kryetar i Republikes sic quhej. Ai mori 60 vota nga 62 te vlefshme. Votimi vete mjafton per te kuptuar se sa e kontrollonte ai ate parlament. Shqiperia u shpall Republike Presidenciale. Parlamenti qe ushtronte funksionet si organi me i rendesishem politik ne vend, kishte dy dhoma, ate te ulten dhe senatin. Me 17 Maj 1925 u zhvilluan zgjedhjet e para. Ato s'kishin asnje krahasim me zgjedhjet e Prillit 1921 dhe me ato te Dhjetorit 1923. Ne Shqiperi filloi epoka e zgjedhjeve te kontrolluara qe do te merrnin fund, plot 66 vjet me pas, me 31 Mars 1991. Ne Qershor 1925 disa nga bajraktaret kundershtare te veriut moren befas nje ftese per te festuar bashke me Presidentin shpalljen e Republikes. Sic u mesua me vone, pothuajse te gjithe personalitetet me ndikim ne vend kishin marre nje ftese te ngjashme, pavaresisht nese ata e donin apo jo Ahmet Zogun. Me 18 Qershor 1925, Zogu priti ne fushen e Namazgjase, perballe Parlamentit, 540 krere lokale dhe bajraktare. Ai urdheroi qe te gjithe ata te mbanin me vete armet sic i mbanin kudo ku shkonin. Midis tyre kishte kundershtare te betuar, por ai rrefeu nje qetesi befasuese kur i takoi dhe i pershendeti. Pritja ja arriti qellimit. Ajo e rikonfimoi, sy me sy, Ahmet Zogun si personalitetin me te rendesishem politik ne vend.

Braktisja e jugosllaveve

Ne politiken e jashtme Ahmet Zogu nderroi befas kurs. Ai braktisi jugosllavet, mbeshtetesit e tij te pare dhe ne vitin 1926 nenshkroi nje traktat miqesie dhe bashkepunimi me Italine e Benito Musolinit. Ky traktat i jepte Italise prioritet te plote ne Shqiperi dhe krijoi nervozizem te madh tek Jugosllavet. Ata reaguan duke nxitur njerezit e tyre ne Shqiperi. I pari ishte Ceno Bej Kryeziu, kunati i Zogut, ish Minister i Brendshem ne vitin 1925 qe tashme ishte ambasador ne Beograd. Kryeziu njihej si nje njeri mjaft i afert i Jugosllaveve dhe me ndikim ne malesine e Gjakoves. Pas tensioneve me Jugosllavet, Ahmet Zogu e thirri ambasadorin e tij nga Beogradi ne Tirane. Rruges se kthimit, ky i fundit artikuloi hapur kritika per qendrimin e Presidentit ne raport me italianet dhe prishjen me Jugosllavet. Por Zogu u informua se Beogradi po punonte me Ceno Bej Kryeziun edhe konkretisht kunder tij.

Me 14 Tetor 1927, ndersa Ceno Bej Kryeziu ishte ne Prage per te paraqitur letrat kredenciale si Ambasador, u qellua ne koke me 3 plumba. Vrasesi i tij ishte nje student shqiptar nga Roma, i cili po ashtu u vra gjate gjyqit nga nje besnik i Ahmet Zogut. Zogu organizoi nje varrim madheshtor per kunatin e tij, por te gjithe besonin dhe shkruajten se u vra me porosi te Ahmet Zogut.

Debati per Princ Vidin

Ne fillim te vitit 1928, Presidenti Ahmet Zogu thirri ne nje takim Ambasadorin Italian ne Tirane Ugo Sola. Njohes i vjeter i Shqiperise, por edhe mbeshtetes i Ahmet Zogut, Sola ishte ndoshta i vetmi qe arrinte te merrej vesh me te. Zogu dhe Sola u ulen bashke ne nje verande te vogel ne oborrin e Pallatit te Presidentit dhe Zogu, gjithnje me stilin e tij te te folurit, i sqaroi se ai mendonte se per te miren e vendit, per stabilitetin e tij dhe te Shqiptareve, vendi duhej te rikthehej tek Mbreteria. Ai i sqaroi se edhe Italia ishte e tille dhe se kjo forme regjimi mund t'i jepte krahe zhvillimit demokratik ne vend.

- Por ne kete rast, duhet te rikthehet Princi Vilhelm qe jeton ne Nice dhe nuk ka abdikuar, ja ktheu Sola duke e pare ne sy!

- Princ Vidin e ka zbritur nga Froni nje Asamble Kushtetuese, ia ktheu Zogu. Mbretin do ta zgjedhin shqiptaret vete. Ata do te ngrene nje asamble kushtetuese dhe do te vendosin nese do te ftojne nje sovran te huaj apo do zgjedhin dike nga vendi. Rendesi ka vendimi.

Duke nisur qe nga muaji Mars ne shtyp filluan te botohen "thirrje" intelektualesh, njerezish me ndikim, por edhe komunash e fshatrash qe benin thirrje per rivendosjen e monarkise dhe zgjedhjen e Ahmet Zogut si Mbret i Shqiptareve.

Presidenti behet Mbret

Ne fund te Gushtit, u zgjodh nje Asamble Kushtetuese qe do te zgjidhte formen e regjimit dhe ne rast se Shqiperi do te kthehej ne monarki do te percaktonte emrin e monarkut. Asambleja u mblodh me 29 Gusht 1928 ne prani te Presidentit te Republikes, Ahmet Zogu. Presidenti ishte ne lozhe duke degjuar se si lexoheshin telegrame nga gjithe vendi ku kerkohej qe Shqiperia te behej mbreteri. Mbrojtesi i pare i republikes, ishte njekohesisht edhe varmihesi i saj. Ai do te behej 72 ore me pas, njeriu simbol i monarkise.

Me 1 shtator paradite, Asambleja Kushtetuese leshoi kete mesazh perpara popullit:

"Asambleja kushtetuese, e mveshun me fuqinat sovrane te kombit, e inspiruar prej deshires se shquar te popullit, per interesat vitale te atdheut, ne mbledhjen e dates 1 shtator dita e shtune, ora 9 e 12 minuta, me nje za e me nje shpirt, zgjedh e prokllamon Mbret (Roi) te shqiptarevet, nen emrin Zog i I - re, birin e dalun prej gjinit te vet, shpetimtarin e kombit, Ahmet Zogun i zbritun prej familjes se famshme Zogu"

Ahmet Zogu mberriti vete ne Parlament ne ora 5 mbasdite. Ai mbajti nje fjalim ku falenderoi popullin qe e kish zgjedhur dhe deklaroi se do te punonte gjithe jeten si sherbetor i tij. Zogu u betua si Mbret duke mbajtur nje dore ne Bibel dhe tjetren ne Kur'an. Qe nga ai moment, ai u zgjodh mbret, me titullin Zogu i I-re. Dinastia ishte e trashegueshme ne linjen mashkullore e ngjashme me ate spanjolle. Gjesti i Ahmet Zogut dhe rikthimi i monarkise me ate vete ne krye ishte nje nder hapat mbrapa qe Shqiperia bente ne ate moment. Nje hap qe e pengoi ecjen e saj demokratike perpara dhe instaloi nje monarki absolute, ku njeriu i vetem qe vendoste ishte Mbreti. Jashte kesaj, 15 vitet e drejtimit te Ahmet Zogut kane regjistruar nje zhvillim befasues ne shume fusha. I pari dhe kryesori ishte unifikimi perfundimtar i territorit, kontrolli i plote mbi te dhe shtrirja e autoritetit te shtetit ne cdo cep te vendit. Historia e bajraktareve dhe bandave mori fund dhe rendi publik qe prej mesit te viteve '20 - te ishte per t'u admiruar. Zogu mblodhi pjesen me te madhe te armeve dhe i dha fund praktikes se kontestimit te qeverise me force. Ai ndertoi nje xhandarmeri efikase, te stervitur dhe drejtuar nga oficere angleze qe lane gjurme ne te. E dyta ishte rindertimi dhe ndertimi i infrastruktures rrugore dhe portuale. Me ndihmat e medha dhe kredite qe mori nga Italia ai arriti te ndertoje nje rrjet rrugor jo shume larg atij qe kishin edhe fqinjet tane. Ne vitin 1939 kur ai u largua nga vendi, Shqiperia kishte 2600 km rruge makinash nga 900 km qe kish pasur ne vitin 1924. Edhe ato, rruge ushtarake te ndertuara kryesisht nga ushtrite Austro - Hungareze dhe Italiane te pushtimit. Zogu ndertoi mbi 90 ura ne gjithe vendin. Ai zgjeroi dhe beri te afte per ankorim portet e Durresit, Vlores dhe me pas Shengjinin dhe Saranden.

Se treti, ai nisi punen per te ndertuar nje Kryeqytet relativisht modern. Pas shpalljes perfundimtare te Tiranes Kryeqytet ne vitin 1925 Zogu vendosi qe ta transformonte ate nga nje qytet tipik oriental ne nje kryeqytet te vogel, por perendimor. Arkitektet Italine qe ai pajtoi per kete ceshtje i sugjeruan qe te mos e prekte, Tiranen orientale, ta ndante ate nga Tirana e re me nje bulevard te gjere dhe qyteti i ri te shtrihej ne pjesen perendimore. Ai pajtoi dy arkitekte te famshem, Arbando Brasini dhe Flaustino de Fausto te cilet projektuan aksin e Bulevardit te madh te Tiranes qe mban emrin "Deshmoret e Kombit", Sheshin Skenderbej dhe ndertuan godinat e ministrive dhe Banken e Shqiperise. Pak perpara tyre, po ne Sheshin Skenderbej, ishte ndertuar godina e re e Parlamentit te Shqiperise.

Ne fushen financiare ai ngriti Banken e Shqiperise si autoriteti me i larte financiar ne vend.

Ne fushen legjislative hartoi nje kod penal qe permendet ende si nder me te miret qe Shqiperia ka pasur ndonjehere dhe ngriti nje sistem gjykatash qe funksiononin ne gjithe vendin.

Ai ndermori disa reforma modernizuese nen shembullin e Mustafa Qemal Ataturkut, idhullit te tij. Ne fillim ndaloi festen turke tek burrat, me pas ndaloi perdorimin e ferexheve dhe shamive ne publik dhe se fundmi legalizoi te drejten e divorcit.

Ne rrafshin arsimor ndertoi institucione te rendesishme te shkolles se Mesme, duke thirrur ne ndihme dhe profesore te huaj. Vec Normales se famshme te Elbasanit, ne ate kohe ne Shqiperi funksiononte Liceu Francez i Korces, nje shkolle e nivelit me te mire te mesem ne bote, nje lice klasik, Gjimnazi i Tiranes, Gjimnazi i Shkodres, Shkolla Tregtare e Vlores dhe Gjimnazi Jezuit i Shkodres. Bashke me to, Shkolla Teknike Amerikane ne Tirane dhe ajo Bujqesore ne Golem te Kavajes, plotesonin arsimin profesional. Zogu jepte nje numer te konsiderueshem bursash studimi per ne universitetet e Europes dhe te SHBA duke u bere promotor i krijimit te nje klase intelektuale ne vend. Ne nje moment, ai ndaloi shkollat fetare dhe ato te huaja, duke i prere keshtu rrugen ndikimit grek dhe italian.

Ne numrin e ardhshem do te lexoni: Kulisat e gjetjes se nje gruaje per t'u martuar me Ahmet Zogun

Sabri Godo, nip i kryengritesit kunder Zogut

Qeveria e Mehdi Frasherit e emeruar nga Zogu, ngjalli ca kohe entuziazem sidomos Ministri i Brendshem fare i ri, Ethem Toto, por ajo nuk rezistoi me shume se nje vit. Zogu e shkarkoi Mehdi Frasherin, ish Guvernator i Jerusalemit. Nje vit me pas, ne 1937, ish Ministri i Brendshem tentoi te organizoje nje kryengritje, por forcat e tij u shpartalluan dhe ai u vra bashke me 3 vellezerit. I katerti qe shpetoi, Selahudin Toto, doli partizan, u be deputet dhe u pushkatua nga Enver Hoxha me grupin e deputeteve me 1947. Pas vitit 1991, nipi i tyre, djali i motres, Sabri Godo, u be Kryetar i Partise Republikane dhe politikan i njohur ne vend.

Pasaporte dhe per Albert Ajnshtajnin?

Ajo qe mund te shenohet eshte politika tejet liberale qe Zogu ndoqi ndaj hebrenjve ne nje Europe perndjekese ndaj tyre. Ai pajisi me pasaporta dhe nenshtetesi shqiptare shume hebrej austriake qe iknin nga perndjekja. disa prej tyre qene mjeke qe njohur dhe dhane kontribut ne zhvillimin e mjekesise. Sipas te dhenave qe nuk vertetohen dot ende, ai pajisi me pasaporte edhe Albert Ajnshtajnin, fizikanin e njohur gjerman qe erdhi vete ne Tirane ne ate kohe.

Haxhi Qamili, personazhi me komik i 100 vjet shtet shqiptar

Nuk ka asnje dyshim qe Haxhi Qamili eshte personazhi me komik dhe me grotesk i ketyre 100 viteve te shtetit shqiptar. Thanas Flloqi, nje patriot Shqiptar qe ishte vene ne sherbim te shtetit e pa per here te pare ne Elbasan, i terrorizuar nga imazhi tij. Ai ka dhene pershkrimin me interesant te ketij personazhi:

"Haxhi Qamili nga trupi asht mesatar e nga mosha pergjysem burre. Asht vesh me uniforme gjenerali; me uniformen e Fadil Pashe Toptanit te cilen duket se ia kane dhane shoket si dhurate. Ne krye ka vue nje kallpak oficeresh te Turqies edhe nga mesi i tija varet shpata qe ka ka rrembye pashes nacionalist (Aqif pashes). E vetmja gje qe prish armonien e kesaj veshje ushtarake jane kofsharet e bardhe (brekushet) qi kane zane vendin e pantallonavet.

Pas veti mban gjithnji dy keshilltare ose adjutante. Reshit Gjata prej Krrabes se Elbasanit dhe Haxhi Qiri nga Borizane e Krus..."

Haxhi Qamili vinte nga fshati Sharre i Tiranes dhe njihej si nje person me crregullime mendore, por shume besimtar dhe i drejte. Kishte sherbyer ca kohe prane bejlereve te Tiranes te cilet i ndante ne "Te mire" ata qe donin Turqine dhe ne "spajune te kaurrit", ata qe donin pavaresine e Shqiperise. Ishte perzene prej tyre sepse gjate nje dite ne udhetim kishte ngrene sapunin me te cilin lanin duart duke e menduar djathte. E kishin gjetur me gojen gjithe shkume dhe kishte shpetuar fale faktit qe Refik bej Toptani i njihte rregullat e nderhyrjes se shpejte. Me pas kishte bere emer si njeri i drejte dhe trim. Atyre qe e ndiqnin mbrapa ju thoshte se nuk e kapte plumbi i kaurrit. Kur i thane se nuk mund te sulmonte Durresin sepse ishte Flota e fuqive te medha perballe, sqaroi se do ta sulmonte dhe do ta mbyste me varka; kur i thane qe Princi ka Austrine dhe Italine u pergjigj: Une kom Shijakun dhe Kavajen.

Sic ndodh ne situata te ngjashme fale disa veprimeve energjike dhe te drejta ne dukje, u ngjit shpejt dhe u be tmerri i njerezve te shkolluar dhe atyre partiote. Per thuajse nje vit, ishte njeriu absolut qe dominonte Shqiperine e Mesme, derisa Esat Pasha e arrestoi me ndihmen e serbeve dhe e denoi me vdekje. Perpara se ta varnin ne litare, i tha se nese varte me doren e tij, gjithe shoket, do ta falte. Ai i vari nje nga nje, por ne fund perfundoi edhe vete ne litar me 16 Gusht 1915.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›