E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha e kometës në Tiranë

Historia e një burri, që shkon në luftë, por gjen një dashuri, shfaqet sot në Kinema Millenium. Ka fituar një çmim, është pritur suksesshëm në Prishtinë dhe pritet të shfaqet edhe përtej kufijve. Filmi me regji të Fatmir Koçit, mbështetur mbi romanin e Ismail Kadaresë, “Prilli i thyer”, “Koha e Kometës” ka sot premierën në Tiranë. Një produksion i “LARA interprises”, ku interpretojnë aktorët Blerim Destani, Masiela Lusha, Thomas Heinze, Ralf Moeller, Çun Lajçi, Adem Karaga, etj. Në muajin gusht ky film mori pjesë në Festivalin e Filmit të zhvilluar në Durrës, ku fitoi edhe “Gladiatorin e artë”për filmin shqiptar më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›