E Diel, 1 Nëntor 2026

Vini re sa e vlerëson ky gazep marrëdhënien me një sekser(!)

Kur litari zë vend në gryken e Berishës, ky jo vetëm provokon, por luan arushash me të gjithë ju dhe në veçanti me opozitën, së cilës i mat pulsin. Këto i bën duke fshehur të dridhurat e vetvetes. Shikoni çfarë fjalori dhe çfarë hipokrizie: “Nëse nuk keni frikë prej Fazlliçit, jua sjell këtu (!)”.

Ky përdor sulmin për t’u mbrojtur. I betohet asaj mediokres që rri aty në krye të Parlamentit se e pret me kënaqësi të madhe mocionin. Thotë:“do të bëjmë transparencën me të madhe historike të këtij vendi”. Shihni sa e vlerëson marrëdhënien me një sekser. Hajde kryeministër, hajde. Në çfarë gazepi ka rënë!

A don t’ia dije ky individ që populli e shembi komunizmin për një jetë më të mirë? Po a shembet komunizmi nga komunistët?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›