E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i Apolonisë, drejt shembjes

Mungesa e sistemit të alarmit dhe rreziku i shembjes së disa ndërtesave shekullore, e bëjnë të pasigurtë ruajtjen e objekteve arkeologjike në Muzeun e Apolonisë. Qëndrojnë të mbyllura në fondet e muzeve në Tiranë, ose të kyçura në ambiente të tjera të këtij muzeu, duke iu “fshehur” syve të vizitorëve. Thuhet se janë dhënë fonde, por u bënë vite tashmë që premtohet. Sot më shumë se kurrë jepet alarmi: Shpëtoni shembjen e Muzeut, i cili është ndërtuar në mjediset e Manastirit të Shën Mërisë. Sigurisht, që thesaret arkeologjike të qytetit, duhet të mbushnin stendat e pavijoneve muzealë, për të tërhequr vizitorët, të cilët mund të shohin vetëmato qëndrojnë të mbyllura diku në Tiranë, pa i parë askush. Kështu, vizitorët e huaj apo vendas mund të shohin vetëm qytetin antik, ose objektet e jashtme të këtij muzeu, ku veç të tjerash, mungojnë stendat e hapura, që ofrojnë më shumë informacion mbi zejtarinë, edukimin, artin, kulturën e të tjera. Sipas drejtorit të qytetit antik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, janë dy probleme kryesore që këto thesare të arkeologjisë të këtij qyteti, nuk qëndrojnë në këtë Muze. Një nga problemet më të mëdha është mungesa e një sistemi modern alarmi. Edhe pse muzeu ka policë privatë për të ruajtur vlerat e tjera që ka ky muze, masat e sigurisë maksimale mungojnë. Ndonëse këto muze kanë statusin e objekteve të rëndësisë së veçantë, ato ruhen vetëm me roje. Muzeu ruan në fondin e tij pesë mijë objekte, ku sipas zotit Haxhimihali përfshihen edhe 500 statuja, gurë varresh dhe objekte skulpturore të Apolonisë, që presin të ekspozohen. Apolonia ka potencialin më të madh arkeologjik në të gjithë Shqipërinë. Është një vend shumë i begatë përsa i përket zbulimeve të arkeologjisë, ku ekspeditat e përvitshme vazhdojnë të rrisin numrin e objekteve. Të gjitha këto zbulime japin informacion të plotë për historinë 1000- vjeçare të qytetit, prej shek. VI p.e.sderi në shek. IV, të cilat duhet të ruheshin në Muzeun e Apollonisë, të hapur në vitin 1958, në mjediset e Manastirit të Shën Mërisë. Ky muze është rikonstruktuar disa herë, por vitet e fundit ndërtesat e saj shekullore po vijnë drejt shkatërrimit. Sipas drejtorit të parkut arkeologjik, Haxhimihali, ky fakt dihet dhe për këtë, është miratuar një fond nga Ministria e Kulturës e Turizmit dhe Sporteve, të cilat sipas tij, duhet të lëvrohen shumë shpejt, pasi koha nuk pret. Është Instituti i Monomenteve ai që do te merret me këto punime. “Është e vërtetë, se muzeu është në gjëndje të mjerueshme dhe Parku Arkeologjik, prej kohësh e ka bërë të njohur gjendjen e këtij muzeu, por askush nuk reagonte. Gjendja ka ndryshuar sidomos vitet e fundit. Muret e godinës së muzeut, që po mbahen me trarë, mund të rrëzohen dhe është për të ardhur keq, që një qendër e këtyre përmasave botërore, si është Apolonia të mos ketë një muze të denjë arkeologjik. Le të shpresojmë dhe të mbahet fjalë e dhënë”, - thotë Haxhimihali, duke shpresuar që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë muzeun të rikonstruktuar.

KristaqThanasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›