E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, PD dhe PS, të treja gabim në trajtimin e Gërdecit

Të gjithë e dinë që opozita e djeshme e Berishës ishte destruktive dhe ofronte një standard të ulët demokratik. Në një analizë dje në shtyp thuhej me të drejtë se sot është LSI-ja, e cila propozon protestat në rrugë apo bojkot të Parlamentit. Kështu LSI-ja propozon sot ato mjete politike që dje mjaft eksponentë të saj i kanë dënuar si pjesë e opozitës destruktive të Berishës.

Hipokrizia e PD-së dhe deputetëve të saj sot është se të njëjtët politikanë dhe deputetë që dje kërkonin dorëheqjen e ish-kryeministrit socialist, si pasojë e papërgjegjshmërisë së tij në mbytjen e disa qytetarëve shqiptarë në Otranto, sot nuk bëzajnë përpara përgjegjësive skandaloze politike të kryeministrit Berisha në aferën e Gërdecit.

Kurse PS-ja pretendon se është duke vendosur një standard më të lartë, duke mos kërkuar dorëheqjen e kryeministrit aktual. Në fakt është krejt e kundërta. Sot PS-ja po vendos një standard, sipas të cilit kryeministri nuk e jep dorëheqjen edhe nëse ai përfshihet, të paktën politikisht, në një aferë korruptive të trafikut të armëve me pasojë vrasjen, plagosjen dhe dëmtimin e dhjetëra dhe qindra qytetarëve të pafajshëm. Natyrisht ky është një standard shumë i ulët demokratik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›