Muaji korrik, temperaturat në ulje
Edhe pse reshjet e shiut dhe vranësirat na kanë shoqëruar që ditët e para të korrikut, pritet që dhe fundi i ketij muaji të ketë vranësira dhe rreshje shiu. Sipas Metoalbit, ditët në vazhdim do të kenë temperatura të ulëta dhe me vranësira. Mëngjeset do të jenë të freskëta, por në mesditë temperaturat do të ngrihen.
Fundjava pritet të jetë e nxehtë dhe përvëluese, por nuk do të mungojnë dhe rreshjet e shiut. Në jug të vendit pritet të jetë një mot i nxehtë por me vranësira. Prandaj, për te gjithë ata pushues që kanë prenotuar për të kaluar pushimet e tyre pranë bregdetit, dhe pse moti do te jetë i paqëndrueshëm, nuk do të përbejë rrezik për prishjen e pushimeve.