E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha per antiambiguitet

Teleshites informacionshites-bleres pushtetshites-bleres bulevardiste kokainomane orgjiste homoseksuale bio artificial apo fals te gjithe bertasin per demokraci duke e pare sot e gjithe diten nga kendveshtrimet apo nga interesat e tyre. Gjithmone brenda nje hapesire gjykimi dhe paragjykimi personal ata luftojne per liri dhe revolucione false. Ata jane stereotipa te rinj te kartave te kreditit per te blere nga buka e perditshme deri tek pushteti i cfaredo lloji e per te arritur deri tek komplotet masone. E gjithe kjo perzierje shijesh mendimi kontribuojne per te krijuar nje orgji mediatike ku gjithsecili qellon sa me larg qe te jete e mundur pasi ne loje eshte pushteti. Sot ne epoken e blerjes se pushtetit luftohet ende per nje shoqeri te paanshme dhe etike. Jemi ne nje epoke kur vlerat riciklohen si shishet plastike ku gjithsesi rreziku qe te riciklohet ndotja eshte eminent.

Orgjia mediatike ka kaluar tashme me nje ofensive mediatike me ne balle nje kortezh analistesh te mirepercaktuar se kush jane dhe cfare do te thone saktesisht. Pertej ketij rrethi gjithkush tjeter mbetet ne erresire. Shume media jane bashkepunetore te ketij sistemi te cilat furnizojne informacione shkencerisht false per nje lufte mediatike te studiuar per te luftuar cdo kundershtar. Ne po shijojme nje spektakel te luftes se re mediatike kaq te pasur me teknologji dhe eksperte arti i vetem i se ciles eshte te flase per qeveri te korruptuara protitucione politike dhe orgji politike. Kjo eshte sot shoqeria jone. Per me teper jemi te detyruar te shikojme kete tronditje te civilizimit e cila shet iluzione duke e cuar ate drejt nje shkaterrimi.

Brukseli thote se demokracia testohet me nivelin e korrupsionit dhe lirine e shtypit. Por me pretekstin e lirise se shtypit sot mund te thuhet gjithcka dhe mund te shpikesh apo trillosh. Me shqiptaret duhet folur me kujdes dhe shkoqur jane disa deklarata te fundit te nderkombetareve duke e kuptuar qe indirekt perdoren dhe behen vegla te paleve te cilet i transformojne keto deklarata per ti perkthyer sipas interesave te tyre.

Personi qe foli shkoqur per here te pare pas 20 vitesh demokraci po shkakton nje termet te paimagjinueshem ne mjedisin politik shqiptar ku ishin mesuar te fshiheshin mes rreshta deklaratash. Aktualisht shkoqitjet e ketij individi theniet qarte dhe pa ekuivoke po djegin dhe po percellojne. Ky individ qe po bezdis politiken me deklaratat me eksplicite qe kishim degjuar ndonjehere eshte ambasadori amerikan Aleksander Arvizu. Ai po ekuilibron shtrember-ekuilibrat. Ende nuk e kuptojne qe ka ardhur koha e antiambiguitetit edhe ne Shqiperi. Pse e them kete Ky antiambiguitet po na iluminon per nje problem shume shqetesues se shqiptareve sido qe tu flasesh pozicionimi dhe deklaratat u mbeten ambige brenda ambientit shqiptar. Zgjedhjet per ndryshimet apo rotacioni politik do te jene vetem nepermjet zgjedhjeve ne 2013-n - u shpreh Arvizu ne Zerin e Amerikes. Po perseri disa analiste apo media bene xhonglerizma sofizma fjalesh per ta deformuar edhe kete deklarate tejet eksplicite per te dale ne konkluzionin e zgjedhjeve te parakohshme. As ambasadori i SHBA-ve as i derguar i Bashkimit Evropian Lajcak ne viziten e fundit te tij nuk kane folur per zgjedhje te parakohshme. Gjithsesi u gjeten plot shtigje per te transformuar fjalet e te dy personaliteteve nepermjet nje makijazhi linguistik qe perzgjedh informacionin per ta degraduar me pas.

Ne krye-gazetash po vihen thirrje per mos ndjekje te keshillave te miqve natyrale si SHBA-te apo klubi i elites Evropa. Nje nga gazetat shqiptare keto dite nxjerr ne faqe te pare nje titull ekstrakt te nje shkrimi nga nje profesor amerikan. Eumlshte e lehte qe per hir te lirise te thuash cdo gje kudo dhe kurdo. Por mesa duket kjo perpjekje apo thirrje per konflikt frontal me miqte historike nuk po duket dhe aq e rastesishme. Me deklarimet qe po vijne nga Kosova per zgjedhje te Pacollit si President i Kosoves gazeta Pravda e Moskes ben nje koment rreth ketij zhvillimi. Aty deklarohet qe vendosja e Pacollit ne krye te shtetit kosovar eshte nje levizje per te krijuar raporte te mira me Rusine. Ketyre deklaratave u vjen nje ere jo e mire pasi dihet roli i padiskutueshem per pavaresine e Kosoves i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Dihet boterisht prej 20 vitesh raporti i botes shqiptare me Ameriken i cili ne momentet me te veshtira per historine dhe identitetin shqiptar ka kontribuar ne favor te tyre. Me keto hamendesime i futen minat ketyre raporteve te shkelqyera duke nxjerre jashte loje nje mik strategjik. Ne kete loje te madhe ngerthehen edhe disa lojera te vogla pushtetesh per te nxjerre jashte loje nje individ te bezdisshem i cili ne menyre persistente po nxjerr jashte loje ata demokrate te cilet po perpiqen te zgjidhin krizat me konflikte.

Ne po te njejten gazete ku apelon profesori amerikan per mosbindje frontale faktoresh nderkombetare kruciale ne nje titull me lart qesendiset z. Arvizu. Njeri profesor i Stenfordit bie pre e lojes se madhe tjetri analist shqiptar bie pre e lojes se vogel per pushtet kryesisht personal. Profesori amerikan mbase ka te drejte kur flet per revolucione legjendare apo per ethe lirie qe po perhapen ne te gjithe boten duke I shtyre ne metodiken e rruges. Po eshte e vertete qe te gjitha revolucionet nisin me nje motiv idealist per permbysjet e medha ku te gjithe do te hanin me luge te florinjta sic predikoi komunizmi por qe me pas u perdhos duke futur ata popuj qe e eksperimentuan ne mjerimin me te thelle. Asnjehere revolucionet nuk kane prodhuar shoqeri te zhvilluara demokratike. Keto levizje jane shfrytezuar per te ndryshuar thjesht padronet. Ajo qe ka sjelle ndryshimet e medha dhe rrenjesore kane ardhur si pasoje e nje koshience te brendshme. Asnjehere nuk kane ardhur nga faktore te jashtem aq me teper te imponuar dhunshem. Liria dhe barazia vijne se brendshmi pas nje iluminimi nga njerez qe ndihen te barabarte midis vedit nga njerez qe e deshirojne ate. Te vetmen force dominuese urdheruese dhe shtrenguese keto qyteterime vendosin ligjin si extra partes.

Ky stil ambiguiteti mediatik ka depertuar dhe ne pushtetin e trete ne ate gjyqesor. Ambiguitet ligjor per pasoje sjell ambiguitet politik dhe me pas ambiguitet veprimi e mendimi qe jane pjese integrale te lirise. Shteti ligjor ka ne baze te mirefunksionimit te saj ligjin. Kur ligjet hartohen ne menyre ambigue apo i lihet shteg ambiguitetit te qendrimeve te deklarimeve kemi nje shoqeri me nje liri te cunguar. Ne qofte se ligjet kane dericka ku shpetojne edhe ata qe lirisht ne media bejne thirrje antikushtetuese per 13 000 te vrare atehere jemi drejt nje lirie kaotike. Ky jurist nuk e di qe thirrjet per dhune jane te denueshme ne kodin penal

Krim eshte edhe kur nuk shikon asnje krim aty ku ka duke denuar ne te njejten kohe krejt te kunderten e saj. Vendet e zhvilluara demokratike u japin nje rendesi te vecante veprimeve procedurale. Te ndjekim hap pas hapi gabimet procedurale te organit te akuzes per te shume perfolurin urdher-ndalimi per oficeret e gardes per ngjarjen e 21 janarit. Prokuroria nuk mundet te ndermarre asnje veprim pa vendim gjykate gje te cilen nuk e beri. Ne nenin 258 thuhet shprehimisht se prokurori brenda njezet e kater oreve nga arrestimi ose ndalimi kerkon vleftesimin e mases ne gjykaten e vendit ku eshte kryer arrestimi ose ndalimi. Mosrespektimi i ketij afati ben qe arrestimi ose ndalimi te humbase fuqine. Per te vazhduar me nenin 259 ku edhe kunder vendimit te gjykates mund te behet apel ose rekurs drejtperdrejt ne Gjykaten e Kasacionit nga prokurori dhe i arrestuari ose i ndaluari. Ky eshte gabimi i pare procedural. Gabimi i dyte konsiston ne nenin 254 ku kemi moslejim te arrestimit dhe ndalimit ne rrethana te caktuara. Arrestimi ose ndalimi nuk lejohet kur nga rrethanat del se veprimi eshte bere gjate kryerjes se nje detyre. Me gabime te tilla procedurale jo vetem qe nuk ekzekutohet nje urdher ndalimi por edhe lirohet krimineli me i rrezikshem.

Keqinterpretimi politik sjell shume deme por ato jane te pallogaritshme kur me qellim kemi keqinterpretim juridik. Ne konferencen per shtyp e pyetur per keto urdher-ndalime kryeprokurorja hedh nje fraze ambige jane ceshtje teknike ka nje perplasje me kodin por te cilat nuk mund te jene objekt i ketij ambienti. Jemi perpara nje qendrim ambig ndaj ligjit apo ligjet jane ambige per te sjelle perplasje te tille midis kodeve Por cfare orgjie mediatike shkaktoi leshimi i ketyre urdher-ndalimeve U hodhen akuza per mosbashkepunim me drejtesine per mosrespektim institucionesh dhe shkelje te pavaresise se tyre. Kur na intereson eshte hartuar keq ligji kur nuk na intereson eshte implementuar keq ligji. Ceshtja eshte se gjendet gjithmone nje dericke per te shpetuar dhe keshtu nuk mundet te vazhdohet me. Duhet te hartojme ligje absolutisht te qarta ne menyre qe te denohet shkelesi i tyre.

Gabimi procedural i akuzes prodhoi me pas diare mediatike te tipit kjo ben qe aparati i sigurise te pergjigjet vetem te pushteti i Berishes duke iu shmangur kontrollit gjyqesor gje qe ben shkeputjen e njerit pushtet nga ndervaresia me pushtetin gjyqesor. Shprehje te tilla neper media jo vetem perbejne nonsens por shprehin edhe nje injorance te thelle juridike pasi depertojne koncepte shume te gabuara. Nuk ka ndervaresi pushtetesh por pavaresi pushtetesh. Me e keqja eshte qe si ligjet edhe individet perdoren nga politika. Nuk mundet te shkohet me konceptet ku te gjithe jane bashkefajtore. Jurisprudenca jep gjithmone nje verdikt per nje fajtor duke bere diferencat e fajit te gjithsecilit ne perqindje te bazuara ne fakte. Te gjithe fajtore te barabarte jane koncepte te rrezikshme qe shpresojme ti kemi tejkaluar me regjimin qe lame pas ku ne te mire dhe te keqe ishim te gjithe te barabarte dhe apriori u cilesuam bashkefajtore dhe bashkevuajtes.

Po ne kete menyre po veprohet edhe me komisionin hetimor parlamentar per 21 janarin. Ai cilesohet nje organ hetimor omnipotent qe neperkemb drejtesine. Konstitucionaliste te vjeter si Fehmi Abdiu shprehen se konkretisht per komisionin e fundit te le te dyshosh qe nga formimi apo titulli i tij duket paragjykues e per me tej antikushtetues. Nuk eshte e qarte Kushtetuta apo nuk ka aftesine e duhur juridike qe te jape nje mendim te qarte zoti Abdiu nese eshte apo jo kushtetues komisioni A mundet nje jurist i vjeter per me teper konstitucionalist te perdore shprehje ambige te tipi duket te le te dyshosh Paragjykimi nuk eshte arsyetim juridik nga ku derivon percaktimi per komisionin si antikushtetues. Ne qofte se vertet eshte shprehur keshtu nje konstitucionalist ka bere orgji juridike. Ne qofte se gazetari ia ka deformuar fjalet ka bere orgji mediatike.

Ne Kushtetute eshte percaktuar qartesisht ne nenin 77 te saj roli i komisionit hetimor parlamentar. Kuvendi ka te drejte dhe me kerkese te nje te katertes se deputeteve eshte i detyruar te caktoje komision hetimi per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante. Perfundimet e tyre nuk jane detyruese per gjykatat por mund ti njoftohen prokurorise e cila i vlereson sipas procedures ligjore. Atehere ku konsiston antikushtetutshmeria Ku merr ky komision atributet e prokurorise ne nje kohe qe faktet e mbledhura ia dergon ketij organi dhe vendimin e merr gjykata duke vleresuar faktet Ky komision nuk ka fuqi vendimmarrese. Per shkak te sistemit tone gjyqesor fjalen e fundit per fajesi konkrete do ta thote gjyqesori me tre nivelet e saj. Per kete arsye duhet seriozitet dhe profesionalizem qe te shmangen keqinterpretimet juridike te cilat behen nje ushqim i keq per politiken.

Kushtetuta apo ligjet e vendit kane shume hapesira interpretimi ose keqinterpretohen me qellim. Ne te dyja rastet demi eshte i konsiderueshem. Nuk mundet te kete ambiguitet te pakten ne interpretimin e Kushtetutes. Gjithsesi keto raste qe permendem me teper tingellojne si ambiguitet qendrimi ndaj ligjeve se sa ligje ambig. Per kete arsye interpretimi eshte shnderruar sot ne thembren e Akilit. Kur deformohet katerciperisht ligji dhe zbatimi i tij atehere cilin ligj do te zbatojme dhe cilen drejtesi do te bejme funksionuese per te cilen flet Petra Blass Rafajlovski ish zv.presidente e Budenstagut gjerman Mendoj se cdo ton dhe cdo fjale ka rendesine e vet. Ketu thembra e Akilit eshte interpretimi.

Cfare eshte me e keqja ne Shqiperi ligji i cili duhet te ishte extra partes ka rene pre e keqinterpretimeve. Duhet te kuptojme qe e verteta e fakteve eshte vetem nje. Interpretimet po te mos dalin nga shtrati juridik do te shmangnin te vertetat e shumefishta. Ne nje shtet ligjor midis nje konflikti palesh qendron vetem ligji. Ne qofte se ky ligj krijon hapesira te medha interpretimi ka rrezikuar themelet e shtetit demokratik ligjor dhe te se drejtes. I vetmi katalizator eshte ligji. Nuk ka reference tjeter apo interlokutor midis paleve pervec ligjit i cili pa dyshim do te prodhonte me se fundi antiambiguitetin.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›