E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kundershton fondet per vendoret Buxheti eshte gjysmak

Komisioni i Ligjeve

Buxheti i vitit 2011 ndez debate ne Komisionin e Ligjeve. Kompensimi i pronave dhe demshperblimi i ish te perndjekurve zune vendin kryesor ne Komisionin e Ligjeve mes perballjes pozite-opozite me perfaqesuesit e Ministrise se Financave. Opozita kerkoi nga perfaqesuesit e Ministrise se Financave sqarime per demshperblimin e te perndjekurve dhe kompensimin e pronareve. Buxheti 2011 arrin vleren e 409 miliarde lekeve dhe synon nder te tjera rritjen e pagave dhe pensioneve.

Buxheti eshte gjysmak dhe fondet nuk jane mjaftueshem per pushtetin vendor u shpreh deputeti i PS-se Fatmir Xhafa duke theksuar se buxheti eshte ne funksion te fushates elektorale. Nga ana tjeter perfaqesuesit e Ministrise se Financave kane pohuar se buxheti per vendoret kete vit eshte me i larte se buxheti i nje viti me pare. Po ashtu gjate mbledhjes u theksua se ky projektbuxhet parashikon edhe rritjen e granteve per pushtetin vendor dhe ne perputhje me politikat decentralizuese brenda periudhes buxhetore 2011-2012 parashikohet te perfundoje transferimi i plote i pronave te njesite e qeverisjes vendore. Per sa i perket demshperblimit te te perndjekurve dhe kompensimit te pronareve perfaqesuesit e Ministrise se Financave sqaruan se ne buxhetin e vitit te ardhshem eshte parashikuar rritja e fondit ne 2 miliarde leke per secilen nga kategorite. Komisioni per Ceshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut shqyrtoi e miratoi projektbuxhetin per vitin 2011. Specialiste te Ministrise se Financave njohen anetaret e komisionit me objektivat dhe risite qe sjell buxheti per vitin e ardhshem. Ne menyre te vecante specialistet e Ministrise se Financave bene te ditur se prioritetet kryesore ku do te bazohet buxheti per vitin 2011 do te jene infrastruktura rritja e pagave dhe pensioneve dhe nxitja e metejshme e zhvillimit te turizmit. Gjithashtu ata theksuan se objektivi themelor afatmesem i politikes fiskale eshte reduktimi i nivelit te borxhit publik ne nivelin 59 te PB. Nje tjeter prioritet i buxhetit per vitin e ardhshem do te jete edhe sigurimi i kushteve per strehimin e 11 te familjeve qe kane aplikuar prane bashkive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›