Populli i klonit kthehet ne Europe
Cdo date 8-te te muajit nentor sidomos dhe per plote kater dhjetevjecare e gjysme sa me dendur shkruhej e sa me bindshem shqiptohej metafora Nena Parti Diktatori e pati krahasuar me nenen e tij duke thene qe ai e kishte nenen e i vdiq por Nena Parti nuk vdes kurre - tha per Partine e Punes se Shqiperise besohej se kjo ishte thirrje ngulitese e shtetit - parrulle dhe nuk qe ndjenje e brendshme e atyre qe u percillej. Ndersa Partia Komuniste PPSH theksonte qe te vetepagezohej si nene e shqiptareve ky vend - Shqiperia fizikisht shpirterisht dhe historikisht ishte Bije e vjeter dhe e vuajtur e Europes. Ideja e saj europiane rrojti e u mbart nga brezi ne brez sic Presidenti amerikan Xhon Kenedi pati thene qe Njeriu mund te vdese kombet mund te ngrihen e te bien por ideja jeton. Perkimi kalendarik i dy ngjarjeve rreptesisht perjashtuese te njera - tjetres u shfaq si ne rregullime virtuale me 8 nentor 1941 qe krijuar Partia Komuniste e Shqiperise Partia e Punes e Shqiperise e cila e futi dhe e mbajti popullin ne klon kurse me 8 nentor 2010 Populli i Klonit preku te drejten me enderr - udhetimin pa viza dhe kthimin shume - shume te vonuar ne shtepine e vet - Europe. Per mendimin tim kjo ishte dita e permbylljes se vertete te tranzicionit te veshtire shqiptar sepse kishte edhe testim domethenes europian.
Nena Parti pasi e shtegtoi kete popull mundimshem e kotshem neper aleanca te deshtuara perseritese me perandorine agresive jugosllave superfuqine ngulfatese sovjetike maocedunidene e larget e mbrapaktheu dhe ndryu brenda klonit qe e ndertoi vete. Pakkush pati menduar se nga kjo verdallisje ideologjike shteti do te strukej brenda rrethimit me tela dhe i mbuluar me megallomani marksiste paranojake aq sa mediat e huaja e quajten nje vend ne tjeter planet.
Per brezin e ri por dhe ate te mesem qe mberriti dhe perjetoi sekonden e pare te levizjes se lire fjala klon eshte e pakuptueshme pervec ngaterrimit te saj me fjalen klonim qe ka kuptim kryekeput tjeter. Asnje fjalor i gjuhes shqipe para e pas 90-tes nuk e permban fjalen klon. Por kloni ka qene pervecse gjuhesisht si emer edhe fizikisht deri zgjatje gjigande sa tere lakorja e kufirit tokesor te Shqiperise nje mur ndares ndalues i frikshem dhe vrases. Ata qe jane kapur ne perpjekje per ta kapercyer ate pengese e njohin me mire se gjithkush tjeter pasojen ndersa ata qe paten shkuar deri aty vetem me leje te ministrise se brendshme ne mos kane perjetuar caste tundimi dritherima u kane shkuar se sben. Ai sistem kompleks i ndertuar nga frika e Nenes Parti se do ti ikte populli me kufij te lire qe nje nderthurje e gardhit te larte prej teli me nje rripi toke perhere te punuar qe thirrej brezi i bute mbi te cilin ikesve u mbeteshin gjurmen si vule arratisjeje ndersa percjellesi sinjalizues njoftonte per shkelesit e kufirit kur ata preknin murin e telte dhe kufitaret ne karakolle qellonin mbi te paracilesuarit si tradhetare te atdheun. Nena Parti e ndertoi klonin se e dinte qe populli i vuajtur nuk i rrinte nen sundim. Dijetari i shquar i shekullit te kaluar Dr. Vasfi Samim Visoka autori i librit Nena Kosove i denuar si kriminel lufte dhe i ndalur gjate gjithe jetes nderroi jete me 5 gusht 1981 ndersa vepra e plote e tij prej 28 volumesh u botua ne vitin 2008 plot 27 vjet pas vdekjes. Ja cfare ka lene te shkruar e perfshire ne vellimin 27 Po te hapen kufijte do ikin nese jo te gjithe shume shqiptare e me teprice veshur me corape zbathur veshur e paveshur do ikin me barka e me trape e deri fuci nepermjet tokes e detit. Me pas do te kthehen perseri. Nuk mbahet nje popull i tere keshtu nen privim ne jeten mendore fiziologjike e ne cdo drejtim. A nuk u vertetua kjo me eksodet biblike te shqiptareve
Heqja e vizave eshte nje vlere e fituar me sakrifica nga me te paperfytyrueshmet. Shqiptaret nuk kane qene as si sovjetiket as si gjermanolindoret as si polaket as si cekosllovaket as si hungarezet as si bullgaret si jugosllavet jo se jo te gjithe ata popuj njerez te cdo moshe udhetonin lehtesisht brenda perandorise komuniste e per gjithcka. Por pashpirtesia me e fundit ishte ajo politike e cila drejtohet nga ata politikane te cilet ne xhepat e tyre mbajne pasaporta diplomatike per ti rene globit kryqeterthore dhe - per ceshtje pushteti bene cmos te pengojne heqjen e vizave per ata qe rradhet e dikurshme per ushqim dyqaneve bosh i zhvendosen para ambasadave per nje vize edhe pse ne liri dhe pa klon. Populli i Klonit qe dramatikisht u be Boat People njerez te varkave eshte tashme popull i udhetimit pa viza. Levizjes se lire i priu e djathta dhe nuk ishte rastesi qenia e saj ne pushtet kur u moren vendimet e rendesishme. Kjo nisi me rrezimin e sistemit komunist parrulla me e thirrur atehere qe E duam Shqiperine si gjithe Europa. Kjo nuk qe trokitje ne Europe por klithme e forte e se djathtes drejtuar Europes. Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian e degjuan zerin e shqiptareve te cilet me 22 mars 1992 i dhane Shqiperise qeverisjen e djathte per ta drejtuar vendin kah Perendimi.
Trokitja ne dyert e Europes ndodhi me pas me 29 qershor 1995 Shqiperuia u pranua anetare e Parlamentit Europian. Flamuri yne u ngrit ne Strasburg duke shenuar capin e cmuar ne procesin e integrimit te vendit. Edhe atehere e majta e sotme percolli kundershtimin e saj me thenien e njohur se Shqiperia ishte molle e pabere per anetaresim
E majta ia krijoi vetes rastin te merrte pushtetin me 1997 ndersa e djathta u largua nga pushteti e demtuar rende qe pa mbushur vitin e pare te mandatit te dyte. E majta nuk qendroi ne pushtet pak por plot tete vjet mjaft e shume per tu bere prijese e hapit te trete te njemendte te alternonte meritat e veta me te djathen ne arritjen e vlerave te medha te afrimit te Shqiperise me Europen. Por ajo nuk mundi sepse nuk beri. Me 4 prill te vitit 2008 Shqiperia u anetaresua ne NATO dhe perseri ne pushtet ishte e djathta dhe po ato dite opozita e majte organizoi protesta te medha domethenia e te cilave ishte e qarte - te shtyhej pranimi i vendit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut per tu perdorur me pas ne luften per pushtet. Ky anetaresim kaq domethenes i Shqiperise te qenit ne nje strukture me vende te botes perendimore demokratike e me te zhvilluara ndodhi perseri kur e djathta qeveriste vendin.
Hapi i katert ose i parafundit i integrimit - heqja e vizave per qytetaret e Bashkimit Europian mund te mos duket kushedi se cfare por per Popullin e Klonit kjo ka trajtat e nje mrekullie dhe gjithe puna per plotesimin e kushteve te heqjes se vizave u krye nga koalicioni qeverises i te djathtes dhe Levizjes Socialiste per Integrim. LSI me nje vizion per tu admiruar ne kushtet e rezultatit te ngushte nga zgjedhjet e vitit 2009 i dha kuptim dhe perfshirje te se majtes ne proces ndersa opozita socialiste vitin e madh te shqiptareve e shnderroi ne bojkotim te kuvendit mospjesemarrje ne votim mosmiratimit te ligjeve te rendesishme edhe kur pati thirrje te qarte nga SHBA te protestave deri te greva e urise para Kryeministrise te cilat nuk moren tjeter kuptim pervecse shtyrjen e heqjes se vizave.
Shqiperise i mbetet edhe hapi i peste i madh e i veshtire anetaresimi i plote ne Bashkimin Europian. Ky qellim dhe cak i domosdoshem per tu arritur behet me i lehte se deri me tash dhe me i shpejte vetem duke bashkepunuar te dy forcat kryesore politike demokratet dhe socialistet pavaresisht kush gjendet ne pozite dhe cila mbetet ne opozite. Por ngjarja e madhe e heqjes se vizave ka dhe paradoksin e vet disa figura politike te projektimit e te futjes se shqiptareve ne klon jane ende gjalle dhe kane fituar te drejten per te levizuar te lire. Keta individe dramatiko-tragjike qe nuk ngurojne as sot e kesaj dite te flasin ne disa mendia dhe media te ndryshme tu shkojne per tu kerkuar te flasin ne mbrojtje te diktatures nuk ndjehen e nuk belbezojne asnje fjale per heqjen e vizave. Kjo nuk eshte per tu habitur e as ka ndonje vlere por nentori 2010 ishte asgjesuesi me i pameshirshem i 8 nentorit 1941 te tyre dhenia fund e pasojes cnjerezore te mbylljes se popullit shqiptar ne nje vathe me gardh gjigand teli.