E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e rrezikshme e Rames kundra tolerances fetare

16-11-2010 / Redaksionale

Ka ca gjera qe prapa tyre ndonjehere fshihen strategji e perpunuar aq mire sa qe detajet kurohet me sofistikime emocionale dhe intelektuale. Dhe per te vene ne zbatim kete strategji patjeter nevojiten sinjale te ndryshme ne rruge e medium te ndryshme. Per te dhene idene e nje kerkese publike si shprehje e nje opozite qe eshte maxhorance e heshtur. Ndonese keto mund te jene vecse trillime te tik-eve totalitariste te ndonje politikani me probleme neurotike.
Prandaj per te hyre direkt ne teme na kane shqetesuar shume sinjalet e dhena per mundesine e nje ndarje e elektoratit shqiptar sidomos sipas karakterit fetar. Sulmi indirekt ose direkt me dashje apo pa dashje ndaj kishes ortodokse ndaj kishes katolike dhe se fundmi shkelja e syrit gjithmone e me shume ndaj komunitetit mysliman eshte shqetesuese sidomos kur kryesohen nga politikane me qellime ogurzeza. Sepse per qellime meskine testoi ndjeshmerine emocionale te qytetareve permes pickimit besimtar per te kuptuar sa mund te shtyhen ne propaganden e tyre.
Pa dyshim sinjal ishte ajo qe Edi Rama na dha ne konferencen e djeshme ne prag te Kurban Bajramit ku theksoi se Tiranes i nevojitet nje Xhami e re. Bukur fort. Asnje seshte kundra. Por kete ide e kishte shpallur me pare dhe e kish hedhur ne qarkullim mentori i Pallatit te Brigadave. Pasi mbahet mend fare mire qe 2 muaj me pare ne Bajramin e madh ishte Presidenti Topi qe hodhi idene e nje xhamie te re. Po keshtu nje medie shqiptare afer Edvinit dje kishte ne balline provokime fetaro-politike per te krijuar nje klime pertej tolerances fetare. Nuk jane paranoja konspirative perderisa sinjalet vijne nga rruge dhe mediume te ndryshme politiko-mediatike.
Strategjia per te fituar kapital politik me besimin fetar eshte i vjeter ne nahijen soc-komuniste strategji qe fare mire i organizonte sigurimi. Dhe besoj se te gjithe mbajme sadopak mend eksperimentin e Edi Rames Ardian Bilbil Klosit dhe Spartak Ngjeles me partine e tyre talebane KIS Partia Kristian-Islamike te viteve 90-te. Me tentative-krijimin e asaj partie ata bene nje veprim jashtezakonisht te mbrapshte sepse kerkuan te perziejne fene me partite me shtetin. Atehere institucionet nderkombetare dhe institucionet e medha fetare te botes nderhyne dhe thane se nuk mund te shkohet me tej pasi feja kisha e xhamia jane te ndara nga shteti.
Ky ribashkim me intensitet 20 vjet me vone ne nje llogore politike aktive ka si qellim per te ribere realitet endrren e vjeter qe nepermjet percarjes te sundohen njerezit. Duke propaganduar afrimin me nje besim dhe duke derguar sinjale talebane nga nje ane tjeter. Edi Rama ne mungese te programit politik sic e thote edhe Erion Brace ne nje shkrim ne medien afer tij na ofron eksperimentin e strategjise imperiale divide et impera perca e sundo. Strategjia eshte polarizimi fetar i perkatesise se besim dhe mbi te te krijohen opinione qe ushqehen nga paragjykime qe prodhojne natyrisht opinione te paragjykuara. Sepse konfliktet vijne nga perplasja e perkatesive e dickaje qe e zoteron si pjese e ekzistences. Strategjia eshte ti veshin shqiptareve rroben e perkatesise qe te krijojne konflikte mbi kete perkatesi. Dhe me pas ti roberojne sjelljen nepermjet shpelarjes se truve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›