Berisha Nuk do prekim buxhetin e institucioneve te pavarura
Ne mbledhjen e dy javeve me pare te Keshillit te Ministrave qeveria mori vendimin per te mos bere reduktim te buxhetit 2011 per institucionet e pavarura dhe bashkite. Institucionet e pavarura nuk kane asnje qindarke pakesim buxheti me gjithe ristrukturimin e tij madje eshte indeksuar buxheti i tyre tha Berisha. Nga ana tjeter kreu i qeverise premtoi se nuk do te shkurtoheshin as fondet qe qeveria do te jepte per pushtetin vendor por theksoi se 82 e ketyre fondeve duhet te shkonin per sherbimet ndaj qytetareve. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se ne kete buxhet do ti kushtohej vemendje e madhe rritjes se pagave dhe te pensioneve ashtu sic ka bere cdo vit qeveria qe ai drejton. Po keshtu Kryeministri theksoi se me kete buxhet nje mbeshtetje te madhe do te marre edhe sistemi i drejtesise. Do te ndertohen institucione te reja te vuajtjes se denimit ne menyre qe kushtet per ata qe vuajne denimin te jene gjithnje e me normale tha Berisha.