Koha për një zgjidhje
Me një anëtarësim të NATO-s të rrezikuar, një mosmarrëveshje e gjatë 17-vjeçare për emrin "Maqedoni" ka dalë në krye në muajt e fundit. Ndërsa niveli i mërisë nuk është ulur, këto janë sinjale që mosmarrëveshja mund të hyjë në stadet e veta finale. Shqetësimi ndërkombëtar është një arsye. Lënë e pazgjidhur, grindja ka potencialin të prishë procesin e integrimit. Greqia ka ushtruar tashmë forcën e vetos së saj lidhur me pranimin e Maqedonisë në NATO dhe mund të pritet të bëjë të njëjtën gjë lidhur me anëtarësimin në BE. Në të njëjtën kohë, një dështim në integrimin mund të ketë pasoja të kobshme për Republikën e Maqedonisë, duke kërcënuar mirëqenien e saj ekonomike dhe stabilitetin politik. Paqja e sjellë nga marrëveshja e Ohrit 2001 mbetet e brishtë siç janë dhe mbështetjet e shoqërisë civile.
Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, ka hedhur propozime pas propozimesh. Ai thotë se është i pajisur me durim dhe se afatet përfundimtare nuk do të thonë kurrgjë në mosmarrëveshje të tilla të rëndësishme. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe bile edhe BE-ja, normalisht e rezervuar, po sugjerojnë se koha për një zgjidhje ka ardhur.
Të dy palët kanë ngritur sulme të mëdha diplomatike. Greqia mund të mburret me suksesin në javët e shkuara, pasi dy vende, Meksika dhe Panamaja, kanë kthyer vendimet e tyre të mëparshme për ta quajtur Republikën e Maqedonisë me emrin e vet kushtetues. Vendet do të përdorin tani "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë".
Megjithatë, Shkupi mund të marrë zemër në faktin se më tepër se 115 vende anembanë botës, duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rënë dakord të përdorin emrin kushtetues.
Opinioni popullor në të dyja vendet nuk ka qenë ndihmues në arritjen e një marrëveshjeje. Një sondazh i komisionuar nga gazeta greke “Kathimerini” dhe transmetuesi “Skai” gjeti se 53% e helenëve janë kundër propozimit të fundit të Nimetz, sipas të cilit, vendi fqinjë do të përdorte ndërkombëtarisht "Republika e Maqedonisë Veriore" dhe "Maqedonia" brenda vendit, ndërsa gjuha do të quhej "maqedonase".
Shumë grekë thonë se nuk mund të durojnë një zgjidhje që përfshin termin "Maqedonia" në çfarëdo forme. Përdorimi i emrit, argumentojnë ata, jo vetëm cenon historinë e Greqisë por hap derën për pretendime territoriale.
Në ndryshim, shtetasit e Maqedonisë e shohin emrin si vendimtar për sensin e tyre të identitetit kombëtar. Duke iu përgjigjur zemërimit popullor lidhur me veton për anëtarësimin në NATO, administrata e Kryeministrit Nikola Gruevski ka kërkuar të luajë fort, duke ngritur çështjen e përzënieve të kohës së luftës nga Greqia e Veriut dhe shfajësimin e shkakut të pakicës "etnike maqedonase" atje.
Një sondazh kryer nga Qendra e Kërkimit dhe Politikëbërjes në Shkup menjëherë pas samitit të NATO-s në Bukuresht pranverën e shkuar gjeti se 60% e maqedonasve janë kundër ndryshimit të emrit të vendit në këmbim për anëtarësimin në Aleancë. Në të njëjtën kohë, 78% besojnë se negociatat me Greqinë duhet të vazhdojnë.
Kryesisht, maqedonasit iu përgjigjën debatit për NATO-n me një derdhje të ndjenjës nacionaliste sesa me një dëshirë për të pranuar. Duke kërkuar të forcojë mandatin e tij, Gruevski thirri zgjedhje të parakohshme dhe i fitoi ato lehtësisht. Ai vazhdon të heqë një vijë të ashpër në çështjen, duke u zotuar se çdo ndryshim emri duhet të vihet përpara votuesve në një referendum. Së paku me kërkesat e tanishme, një kërkesë e tillë do të rrënonte pothuajse me siguri çdo propozim kompromisi.
Opozita Social Demokratike megjithatë po pret të fitojë kapital në çdo ndryshim të madh në opinionin publik. Ata paralajmërojnë rreziqet që Maqedonia ndesh si rezultat i një izolimi ndërkombëtar. Presidenti Branko Crvenkovski, ish-kreu i partisë opozitare dhe me gjasa kreu i ardhshëm i saj, gjithashtu merr një qëndrim pro-diplomatik.
Në Greqi, Kryeministri Kostas Karamanlis ka një mandat të fortë dhe një shumicë solide në Parlament. Partia opozitare PASOK i ka dhënë atij mbështetjen e vet në çështjen e emrit. Megjithëse një kompromis mund të mos i pëlqente shumicës në vend, Karamanlis ka ndoshta forcën politike të nevojshme për t'ia dalë një ujdie. Deri tani, Athina ka dërguar sinjale pozitive lidhur me propozimin më të fundit të Nimetz. Në Shkup, përgjigjja ka qenë skeptike.
Opinioni në vende të tjera në Ballkan është përgjithësisht, ndonëse jo dërrmues, në favor të palës maqedonase. Organizata e sondazheve “Gallup” gjeti se një shumicë shtetasish në Shqipëri (65%), Bosnje dhe Hercegovinë (59%), Kosovë (60%) dhe Serbi (55%) mbështesin emrin "Maqedoni" edhe pse Greqia e kundërshton. Malazezët megjithatë nuk janë dakord, me vetëm 47% që tregojnë mbështetje.
Në fund, pengesa më e madhe ndaj një zgjidhjeje mund të jetë thjesht cilësia legjendare e kokëfortësisë ballkanase. Shumë pak nga të dyja palët janë të përgatitur t'ia dalin një status quo-je, edhe ndërsa ndërkombëtarët bezdisen dhe pasojat potenciale dalin në pah. Krenaria kombëtare është në rrezik në të dyja anët dhe asnjë udhëheqës nuk do të shihet si një nga ata që lëshon pe. Ndërsa ka shumë arsye logjike për të pritur.