Komisioni, raport më 15 nëntor mbi heqjen e vizave me BE-në
Më 15 nëntor, Komisioni Evropian do të publikojnë një raport, i cili do të detajojë me secilin vend pikat e dialogut për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme, që kanë qenë të pranishëm në takimin e zhvilluar në Zagreb të Kroacisë, me ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm të rajonit. Ndaj dhe parashikohet që viti 2009 duhet të jetë një vit aksioni për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, në mënyrë që Bashkimi Evropian të vendosë për heqjen e vizave. Me këtë konkluzion ka dalë takimi i Zagrebit i organizuar nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian me ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të rajonit, ku Shqipëria është përfaqësuar nga ministri i Drejtësisë, z. Enkelejd Alibeaj dhe zëvendësministri i Brendshëm, z. Gent Strazimiri. Dokumente të sigurta identiteti, kontrolli i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë katër shtyllat kryesore mbi të cilat do të merret vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Numri 2 i Komisionit Evropian qartësoi se më 15 nëntor, komisioni do të publikojë një raport, i cili do të detajojë me secilin prej vendeve pikat e dialogut për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian. Kjo ishte edhe çështja më e debatuar në takimin e Zagrebit, ku ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të rajonit kanë kërkuar që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të mos jenë të kursyer, jo vetëm në vlerësimin e progresit të secilit vend, por edhe të përshpejtojnë kohën e marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave. Panorama e Shqipërisë, e prezantuar nga ministri i Drejtësisë, z. Enkeljed Alibeaj dhe zëvendësministri i Brendshëm, z. Gent Strazimiri, ishte ajo e një vendi që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar i ka shndërruar prej tre vjetësh në prioritetin kryesor të qeverisë, dhe me gjithë sfidat e mëdha, rezultatet janë konkrete dhe të njohura si nga Bashkimi Evropian, ashtu edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare. Të dy zyrtarët shqiptarë paraqitën në Zagreb shifra krahasuese nga viti në vit, për të treguar rezultatet e Shqipërisë në luftën me zero tolerancë kundër trafiqeve, luftën kundër korrupsionit, ku Shqipëria në vitin e fundit ka bërë progres me 20 vende, vënien para drejtësisë të organizatave kriminale dhe konfiskimin e pasurive të tyre, kontrollin e kufijve për të nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve problematike për sigurinë e Bashkimit Evropian.
Deklarimi
“Sfida jonë e radhës është heqja e murit të imunitetit, si një barrierat serioze në luftën e suksesshme ndaj korrupsionit. Kuvendi po e shqyrton seriozisht këtë çështje nëpërmjet bashkëpunimit pozitë–opozitë dhe pritet të gjendet një zgjidhje konsensuale për reduktimin e tij ndaj ndjekjes penale”, - u shpreh ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij. Ministri e përqendroi fjalën e tij në zhvillimet më të fundit lidhur me progresin që është bërë në investigimet financiare dhe konfiskimet e të ardhurave të krimit. “Në luftën kundër krimit të organizuar, krahas ndjekjes penale për autorët e këtyre grupeve, është ndjekur njëkohësisht edhe lufta në goditjen e resurseve ekonomike, të cilat kanë shërbyer si burime financiare të aktivitetit kriminal ose si produkte të tij”, - u shpreh ministri i Drejtësisë. Lufta e organeve të drejtësisë për goditjen e burimeve ekonomike dhe produkteve të aktivitetit kriminal të organizuar u konsiderua nga pjesëmarrësit në Ministerialin e Zagrebit si një nga sfidat më të rëndësishme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke njohur progresin e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit në këto katër drejtime, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot, kërkoi nga vendet e Ballkanit Perëndimor të konsolidojnë luftën e tyre, veçanërisht kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Numri 2 i Komisionit Evropian qartësoi se më 15 nëntor komisioni do të publikojë një raport, i cili do të detajojë me secilin prej vendeve pikat e dialogut për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.
Organizatave kriminale u janë konfiskuar pasuri si:
* Magazina, ndërtesa dhe troje të ndodhura
* 23.514 m katrorë truall;
* 2.409 m katrorë ndërtesa;
* pasuri e luajtshme, si mjete motorike, barka etj.
Detaj
15 nëntori është dita kur komisioni do të publikojë një raport, i cili do të detajojë me secilin prej vendeve pikat e dialogut për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian