Mjeshtëria e filigranit në Kosovë, një trashëgimi e lashtë e saj
Mjeshtëria e filigranit në Kosovë është
një nga trashëgimitë më të pasura dhe më të lashta artistike. Ajo është
trashëguar brez pas brezi dhe sot përballet me vështirësitë me të cilat
përballen të gjitha artizanatet e vjetra. Mjeshtrit dhe njohësit e
sotëm të kësaj fushe thonë se filigrani është në një formë synonim i
Kosovës që kërkon më shumë përpjekje për ruajtjen dhe kultivimin e tij.