E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha për pajtim në Maqedoni

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 12:00

Organizata qytetare “Civil” apelon për një pajtim politik në Maqedoni, midis forcave politike që mbajnë përgjegjësi për krizën aktuale.

Kjo organizatë që drejtohet nga Xhabir Deralla njofton për organizimin e një Konference për Kulturë politike dhe Dialog Civil e cila ka për synim pajtimin e forcave politike.

“Civil” në konferencën që pritet ka ftuar në tryezë kryeministrin Nikola Gruevski, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PDSH-së Menduh Thaçi, të DR-së Imer Selmani dhe partive tjera.

“Dialog dhe të ndajnë një orë nga koha e tyre me njëri- tjetrin, si dhe me përfaqësues të publikut maqedonas dhe ndërkombëtar. Çdonjëri prej tyre është i ftuar të flasë 5-7 minuta në një temë të vetme: mundësi për tejkalimin e krizës politike dhe ndarjeve të thella të cilat e lëkundin shoqërinë tonë”, theksoi “Civil”.

Kjo nismë vjen siç thuhet pas thellimit të ndarjeve në shoqëri, vijat politike-partiake, tensionet etnike, jo-tolerancën fetare, diskriminimin e personave, grupeve dhe kategorive në shoqëri, ne, si pjesë e shoqërisë civile, bëjmë thirrje për dialog dhe fillim të pajtimit të gjerë politik në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›