E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kohë bisede falas dhuratë për abonentët

14/03/2010 Eagle mobile” feston 2-vjetorin

Lançohet shërbimi i ri për postën elektronike

Në festën e dyvjetorit të saj, kompania celulare “Eagle mobile” numëron rreth 630 mijë abonentë në të gjithë vendin. Në vetëm 24 muaj, kompania më rinore e telefonisë celulare në Shqipëri solli konkurrencën, theu monopolet dhe ofroi shërbimet më bashkëkohore me tarifat më të arsyeshme. Pjesë e grupit “Çalik”, investoi më shumë se 50 milionë euro në ngritjen e infrastrukturës teknike, rrjetit të gjerë të dyqaneve, punësimit të ekspertëve më të mirë në fusha të ndryshme dhe krijimin e një marke shqiptare. Të gjithë abonentët e kompanisë sot kanë një dhuratë. Ata që i janë bashkuar familjes “Eagle” para 12 marsit 2009, kanë mundësinë të flasin gjatë gjithë ditës së sotme falas brenda rrjetit “Eagle”. Po ashtu, të gjithë abonentët që janë bërë pjesë e “Eagle” pas datës 12 mars 2009, do të dërgojnë SMS falas drejt të gjithë numrave “Eagle”. Por surpriza më e madhe për abonentët “Eagle” dhe gjithë artdashësit shqiptarë është koncerti festiv me rastin e 2-vjetorit. Të gjithë janë të ftuar në Ditën e Verës, për t’u argëtuar me këngëtarët më të mirë të Top Fest 7, Juliana Pasha e artistë të tjerë të njohur. “Eagle” i fton të gjithë artdashësit më 14 mars, në mesditë, të festojnë së bashku me muzikën në sheshin “Nënë Tereza”.

Shërbimi i ri

Kompania ka lançuar edhe shërbimin më të ri të postës elektronike në celular Mail@Mobile. Abonentët do të mund t’i marrin të gjitha e-mail-et e adresave të tyre si Yahoo, Hotmail, Gmail apo çdo adresë tjetër, në një adresë të vetme në celularin e tyre në kohë reale. Për të pasur këtë shërbim, mjafton që përdoruesi të bëjë një regjistrim nëpërmjet faqes së internetit www.myeaglemail.com. Ky shërbim ofrohet për çdo aparat celular dhe ofron mundësinë e lidhjes me faqen sociale Facebook ose ngarkimin e fotove.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›