Mirel: Opozita të jetë pjesë e diskutimeve parlamentare
14/03/2010 Komiteti
Komiteti i Stabilizim-Asocimit, është një strukturë ku marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe të Komisionit Evropian. Pala shqiptare do të përfaqësohet nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ndërsa Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel. Komiteti merr në shqyrtim hapat që Shqipëria ka bërë që nga momenti i firmosje së MSA-së.
Integrimi
E gjithë klasa politike shqiptare ka vlerësuar si tepër të rëndësishëm procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Me gjithë situatën e vështirë politike, Qeveria shqiptare është shprehur shpeshherë se është e përqendruar tërësisht në këtë proces jetik për vendin. Ndërkohë, vetë Komisioni Evropian, përmes ekspertëve të tij, analizon me kujdes të gjithë procesin dhe klimën politike përmes së cilës po kalon ky proces.
Pyetësori
Të gjitha institucionet shqiptare, ato qeveritare dhe të pavarura kushtetuese, kanë nisur procesin e përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian, i cili pritet t’i hapë rrugë shqyrtimit të kërkesës së Qeverisë shqiptare për statusin e vendit kandidat në BE. Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, i ka dorëzuar Kryeministrit Sali Berisha pyetësorin më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria shqiptare kërkoi rreth katër muaj kohë.Komiteti i Stabilizim Asocimit diskuton mbi ngërçin politik në Shqipëri
Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria të zgjidhë përmes dialogut ngërçin politik. Gjatë takimit të djeshëm të Komitetit të Stabilizim-Asocimit, drejtori i i Përgjithshëm për Zgjerim në BE, Pierre Mirel, kërkoi dialog të menjëhershëm nga klasa politike shqiptare, me qëllim zgjidhjen e krizës politike që po kalon vendi. Ai ka vendosur datën 18 mars si afatin kur palët në Shqipëri duhet të gjejnë zgjidhjen e ngërçit politik. Mirel ka theksuar se opozita duhet të yhvilloje debatin në Palrament dhe jo në rrugë. Ai ka kërkuar që deputetët e pakicës së majtë parlamentare të bëhen pjesë e reformave duke kontribuar në Parlament dhe tëheqin dorë nga bojkoti. Duke iu referuar zgjedhjeve, mësohet se Mirel ka thënë gjatë mbledhjes se rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it duhet të zbatohen menjëherë, pa humbur asnjë minutë kohë. Sipas tij, nuk mundet që të priten zgjedhjet lokale për të nisur punën me amendamentet. Kështu, Mirel ka bërëthirrje direkte opoyitës të heqin dorë nga presionet politike e të bëhen pjesë e jetës parlamentare. Mirel ështëshprehur i hapur në afatin kur ngërçi politik duhet marrë fund në Shqipëri. Ky afat përkon pikërisht me datën kur do të votohen nismat ligjore të propozuara nga Partia Socialiste për hetim të zgjedhjeve politike të 28 qershorit 2009. Mirel ka theksuar se të gjitha progreset e Shqipërisë gjatë këtij viti janë shumuar totalisht nga mosmarrëveshjet politike. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është që në ditët në vazhdim të mbahet një qëndrim konstruktiv nga ana e komisionit parlamentar të Ligjeve, kur të nisë shqyrtimi nen për nen i nismave të opozitës. “Mua do më dukej e pafalshme, nëse në datën 19, në vizitën e parë në Tiranë të Komisionerit të Zgjerimit, nuk do të jetë gjetur një zgjidhje. Mendoj se ne nuk do të na pëlqejë kjo. Prandaj mendoj se duhet të kërkohen të gjitha rrugët për gjetjen e kompromisit, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e përhershme deri në datën 18 mars”, ka deklaruar zyrtari i lartë i BE-së. Sipas tij, kompromisi politik është fjala kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Ky ishte takimi i parë i komitetit të Stabilizim-Asocimit, pas nënshkrimit të MSA-së. Gjatë mbledhjes së djeshme janë marrë në analizë çështje të ndryshme, që nga situata dhe zhvillimet politike, çështjet që lidhen me drejtësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, situatën ekonomike dhe masat e parashikuara për përballjen me efektet e krizës, zhvillimet në sistemin fiskal dhe në doganat e tatimet, deri në çështjet e transportit, energjisë apo lirisë së shtypit dhe legjislacionit për mediat. Konkluzionet e këtij takimi do t’i përcillen Këshillit të Stabilizim-Asocimit, i cili më pas do përgatisë dhe opinionin për Shqipërinë. Ai ka vënë theksin në dëmin që i është bërë procesit, si pasojë e bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës dhe situatës së vështirë politike.