E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kohë krize” në Portugali

03/06/2009  "Të varfrit dhe të pasurit" e Sulajt, çmim nderi në Festivalin Botëror të Karikaturës

Çka kalojmë nuk mund të mos prekë edhe artin. Të paktën në nisma artistike, krijuesit nuk mund të rrinë indiferentë ndaj asaj që frymojnë e takojnë përditë. Ndaj jo rastësisht tema e edicionit të sivjetshëm të festivalit botëror të karikaturës, që tanimë vjen për të 11-n herë, është “Kohë krize”. Ka disa ditë që ka filluar të mbahet në qytetin Porto të Portugalisë dhe do të vijojë deri më 25 qershor.

Ajo çfarë është me interes për publikun shqiptar është pjesëmarrja në të e artistit Agim Sulaj, që edhe këtë herë nuk ka “shpëtuar” pa u vënë re dhe është vlerësuar me çmim. Mes 2000 veprave të paraqitura, nga 500 karikaturistë pjesëmarrës nga 70 vende të botës, vepra e shqiptarit Sulaj është vlerësuar me çmimin e nderit. E titulluar "Të varfrit dhe të pasurit", vepra bardhezi paraqet në mënyrë figurative zhelanët e kohëve moderne, të cilët u vënë flakën pasunarëve bashkëkohorë. I ftuar zyrtarisht nga drejtori i përgjithshëm i "Porto Cartoon" L. Humberto Marcos për të qenë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Festivalin e Humorit dhe Karikaturës, Sulaj është vlerësuar nga juria ndërkombëtare e përbërë prej karikaturistit të njohur francez Gergoes Wolinski, Peter Nieuwendeijk nga Holanda (sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Karikaturistëve, FECO), Xaouin Marin (drejtor i Muzeut të Humorit në Spanjë), Robero Merin nga Kili, Nuno Carvahio (përfaqësues i Ministrisë së Kulturës në Portugali), Luis Mendoca (përfaqësues i Fakultetit të Arteve të Bukura në Porto), Luis Humberto Markos (drejtor i shtëpisë botuese “Printing press Museum”, Portugali).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›