E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kohë për Ulërimë, jo për Dashuri (pj. III)

 Vargje nga Arben Duka

Është kohë ulërimë,

Sështë kohë për gallatë,

Trimat e Saliut

Po rrahin dhe gratë!

Po rrahin dhe gratë,

Këta zabrahanë,

Një grua në Kamëz,

Dhe dy në Tiranë!

Shteti është kalbur,

keq nga dekadenca,

ndaj për opozitën,

sshkon indiferenca!

Sdi pse është fiksuar,

Te një Kod Zgjedhor,

Kur këtu shpaloset,

Terror shtetëror!

Sot me mesjetarët,

Përralla smund të fliten,

Gjersa nga zagarët,

Edhe gratë goditen!

Dhunë edhe urrejtje,

Fal kjo qeveri,

E parti e Ramës,

Ofron… dashuri?!

Si spëlcet o zemër,

Si nuk ia bën bam,

Votat edhe mundin,

I paçin haram!

Populli su ngrit,

Në shesh të Tiranës,

Për të siguruar,

Kolltukun e Ramës!

Populli u ngrit,

Edhe derdhi gjak,

Se vendi është kthyer,

Veçse një bajrak!

Ku Sali Berisha,

Është bajraktari,

Ku veten të huaj,

E ndjej unë shqiptari!

Pj II

Unë ty Edvin Rama,

Të tregoj me gisht,

Se nuk je në krye,

Po fare në bisht!

Dhe gurët e rrugës,

Ky pushtet ka lodhur,

Ti sillesh sikur,

Asgjë sna ka ndodhur!

Po e përsëris,

Çkam thënë më përpara,

Në Atdheun tonë,

Kanë ndodhur hatara!

Dhe këto hatara,

Që provoi mileti,

Si kanë bërë UFOT,

I ka bërë pushteti!

Gjithë ato mynxyra,

Kush mund ti harrojë,

Po juve tani,

Si zini me gojë!

Smund të silli ju,

Si moderator,

Kur shteti na rri,

Me dyfek në dorë!

A ka bërë ky shtet,

Ndonjë punë të mirë,

Që dorën e ngrohtë,

Ju i kini shtrirë!

Aspak nuk ndryshuan,

Janë po ata,

Dhe tani së fundi,

Rrahin edhe gra!

Çfarë duhej më shumë,

Vetëm kaq mjaftonte,

Të niste protesta,

Dhe të mos mbaronte!

Asnjë milimetër,

Mos kishte tërheqje,

Gjersa qeveria,

Të jepte dorëheqje!

Çdo ditë po ndodh,

Këtu një skandal,

Ndaj dhe kundërshtimi,

Të jetë radikal!

Pj III

Ndonjë po më shan,

Se po i shaj shtetin,

Sepse më katran,

Nxij realitetin (!)

Më shaj sa të duash,

Njeri-shkretëtirë,

Si mund ta nxij unë,

Një shtet kaq të nxirë?

Sepse një aksiomë,

dhe nga lopa dihet:

E bardha njolloset,

Po e zeza snxihet!

Ja unë po të pyes,

Dhe përgjigju ti,

Çfarë është Gërdeci,

I bardhë a i zi?

Kur u vodh Bashkia,

Si të ish një vezë,

Çfarë dite e quan,

Të bardhë a të zezë?

Deti falur grekut,

Naftë dhe flori,

Çveprim ky të duket,

I bardhë a i zi?!

Plehrat që helmojnë

Dhe për njëqind mote,

E bardhë a e zezë,

Të duken zotrote?

U vodh Durrës-Kukës,

U bë batërdi,

Ty si po të duket,

I bardh a i zi?

Dita e Janarit,

Që hapi varreza,

Është nga e bardha,

apo nga e zeza?

Blloki Ilir Metës,

Që bëri kërdi,

Më thuaj çfarë është,

I bardhë a i zi?

Lista është e gjatë,

Sa si duket fundi,

Po asgjë të bardhë,

Nuk shohim gjëkundi!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›