E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat do mbushin dhe helmojnë 68% të Shqipërisë

Nga Kledian Lula

kledianlula@ymail.com

Në vend të investimeve, të premtuara me ulërima deri shtazarake për zhvillimin ekonomik e turistik të vendit, pushtet-familja mafioze SALI, hapi portat e Shqipërisë për importin e plehrave. Pas 4 vjet pazaresh të pista e kriminale anti-shqiptare me mafien rajonale italo-ruso-serbe të plehrave, kryeministri SALI BERISHA vulosi krimin e tij të radhës kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën tonë e të gjithë brezave që do të vijnë pas nesh. Tashmë, Shqipëria është destinacioni fundor i gjithë mbetjeve të ardhura nga importi, të cilat do të qelbin vendin dhe do të helmojnë popullatën. Ky krim ekologjik anti-kombëtar, inskenuar prej kryeministrit anti-shqiptar SALI RAM BERISHA dhe ligjësuar prej bandës së deputetëve të tij lavirë, tashmë është realitet për zbatim. Me të drejtën e plotë ligjore, të dhënë prej pushtet-mafies SALI-ILIR, autokolona e mjeteve të mbushura me plehra urbane e teknologjike, janë bërë gati të hyjnë e të shkarkojnë ngarkesat e para me lëndët vrasëse në Shqipëri.

Projekti SALI-CAMORRA-NDRAGHETA mbush 58% të Shqipërisë me plehra

Nuk është rastësi dhe as gabim njerëzor, që të gjithë ligjet e miratuara nga pushtet-familja SALI, të cilët janë me shtrirje veprimtarie jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë në qendër krime njerëzore. Kujtojmë vendimin SALI të Gërdecit, për demontimin dhe eksportin e municioneve, ku biznes-krimi mafioz i kupolës qeveritare-familjare vrau 26 burra, gra e fëmijë dhe hodhi në erë një zonë të banuar me 3000 shtëpi e biznese. Edhe ky ligj importi plehrash Itali-Shqipëri nuk është gjë tjetër, veçse një biznes vrasës gradual, që do të dëmtoj, helmoj dhe shuaj jetën e shqiptarëve çdo orë, çdo ditë, çdo vit e gjithë jetën për çdo brez. Qendrat e depozitimit të plehrave do të jenë hapësira mjedisore e tokësore mbi nga 10-40 hektarë secila, ngritur pranë qyteteve më të mëdha të Shqipërisë. Sipas informacioneve nga brenda kupolë-pushtet-familjes SALI, mafia e plehrave Shqiptare-Italo-Ruso-Serbe e lidhur në koncension-krimin e rradhës nën siglat SALI-CAMORRA-NDRAGHETA, ka diktuar dhe zonat e favorshme e fitimprurëse, se ku kërkon ti ketë qendër-depozitat e këtij biznes-krimi. Kryeministri Sali Berisha, garanti i bandës mafioze CAMORRA-NDRAGHETA, akoma pa u votuar ligji në parlament, ka firmosur për veprimtari të ligjshme, të plotë, të lirë e të pakontrolluar në importin e plehrave në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha, i vënë në shërbim të grup-mafies së plehrave CAMORRA-NDRAGHETA, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka miratuar hartën e qendrave sshqiptare të plehrave, sipas projekt-interesave të bandës mafioze CAMORRA-NDRAGHETA. Ky fakt është konfirmuar dhe nga kabllogramet e Ambasadës së SHBA, të cilat SALIU dhe salinjtë e duarve të pastra, vazhdojnë ti quajnë letra higjenike, ndërsa ish-Ambasadorin Amerikan në Tiranë Uidhers e quajnë një llafazan e shpifës rruge.

Sipas projektit SCORIA të paraqitur në projekt-ligj në parlament, në Shqipëri do të këtë 8 qendra të mëdha për depozitimin e plehrave dhe konkretisht në qytetet Vlorë (2 qendra), në Elbasan, Berat dhe Gjirokastrës, me investim 150 milion dollarë. Por projekti që ka menaxhuar fshehtas dyshja e kupolës SALI-ILIR dhe që gjendet në dosjet e qeverisë shqiptare, të doganave dhe prefekturave rajonale reciproke Shqipëri-Itali, konfirmon se qytetet që do të mbushen dhe helmohen me plehra janë shumë më tepër. Me synimin paraprak e djallëzor, që ligji mafioz anti-shqiptar i importit të plehrave të votohej lehtësisht, banda SALI-ILIR në bashkëveprim me trustin CAMORRA-NDRAGHETA, ka bërë një tjetër makinacion në lidhje me numrin dhe hartën e qendrave të depozitim-përpunimit të plehrave në Shqipëri. Sipas projektit real SCORIA të aktivitetit të plehrave SALI-CAMORRA-NDRAGHETA, që nuk është paraqitur për debat në parlamentin shqiptar, por që është futur në zbatim nga qeveria SALI-ILIR, do të ngrihen 16 qendra depozitimi kryesore dhe 21 qendra dytësore në të gjithë vendin. Projekti real, i hartuar vetëm për Shqipërinë, përcakton se qendrat e importim-depozitimit të plehrave, do të ngrihen në qytetet BERAT, KORÇË, MALIQ, SHKODER, VLORE, LUSHNJE, ELBASAN, TIRANE, FIER, LEZHE, MALLAKASTËR, PEQIN, SARANDË, GJIROKASTËR. FUSHË-KRUJE, KURBIN. Brenda këtyre qyteteve, do të ngrihen dhe rezervate dytësore depozitimi për ndarje plehrash sipas llojit. Këto qendra komunitare, ekonomike, shoqërore e kulturore, sipas ligj-krimit të qeveri-parlamentit të pushtet-familjes mafioze anti-shqiptare SALI-ILIR, do të kthehen në gropa të zeza të plehrave të Ballkanit dhe Europës.

Qeveria shqiptare, ka pranuar dhe ka miratuar, që epiqendrat e këtij krimi ekologjik me pasojë vrasjen e jetës së popullatës e të mjedisit shqiptar, të jenë në Vlorë, Maliq, Shkodër, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, me afat minimal paraprak 20 vjet, me kapacitet fillestar 1.5 milionë metër/kub plehra dhe me densitet të ngarkesave kompakte 0.9 ton/m³. Sipas projektit, pas 3 vitesh kjo sasi depozitim-përpunimi do të jetë 3 herë më e madhe dhe pas 10 vitesh, do të jetë pa kufizim sasie, madje me tolerancë 11% ndotje më të larët se norma e lejuar në ligj për 3 vitet e para. Sipas hartës gjeografike të depozitimit të plehrave, sipas volumit të depozitimit dhe sipas shkarkimit të ndotje-helmeve në mjedis nga përpunimi i tyre, rezulton se qeveria shqiptare e plehrave SALI-CAMORRA-NDRAGHETA, do të mbush, do të qelb dhe do të helmojë 68% të Shqipërisë e të popullatës me këto plehra.

Plehrat SALI-CAMORRA-NDRAGHETA do të qelbin 9 qytete muzeale e turistike

Gjithë propagandë-demagogjia e kryeministrit Sali Berisha, për kthimin e Shqipërisë në destinacion të turizmit botëror, tjetërsohet në një paçavure prej ligjit të importit të plehrave, projektuar dhe miratuar prej vetë Sali Berishës. Pushtet-banda SALI, me ligjin e importit të plehrave në Shqipëri, po organizon një ofensivë shkatërruese për turizmin kombëtar. Janë 9 qytete kryesore  muzeale e turistike, të cilat mafia rajonale shqiptaro-italo-ruso-serbe SALI-CAMORRA-NDRAGHETA i ka përcaktuar ti kthejë në qendra dhe impiante grumbullim-përpunimi të plehrave të Ballkanit dhe Europës.

BERAT: Do të ngrihet qendër dhe impiant kryesor plehrash me kapacitet 1 milion ton/m3 plehra në vit, me sipërfaqe 23 hektarë. Po kështu do ngrihen dy qendra ndarjeje të llojit të plehrave, me sipërfaqe nga 8 hektarë. Pas këtij aktiviteti, qyteti muzeal 2400 vjeçar, i futur nën kujdesin ndërkombëtar të UNESKO-s, do të jetë qytet-qendër plehrash, i helmuar dhe i qelbur.

KORCË: Do të ngrihet impianti gjigand i plehrave në Maliq, me kapacitet 1.5 milion ton/m3 plehra në vit, me sipërfaqe 33 hektarë, 17 hektarë nga të cilët do të shërbejnë si qendra grumbullim-ndarjeje për llojet e plehrave. Korça dhe zonat e saj, do të kenë tashmë si tregues turistik plehrat dhe ndotjen prej tyre.

SHKODER: Do të ngrihet një impiant qendror me 9 hektarë dhe me kapacitet 1.8 milion ton/m3, si dhe 2 qendra për ndarjen e llojit të plehrave, me nga 7 hektarë secila. Pas tre përmbytjeve, plehra dhe helmet e tyre, do të jenë turizmi europian i premtuar për Shkodrën, prej Salit dhe Jozefinës.

VLORE: Do të ngrihen 2 impiante gjigande, me kapacitet 1.9 milion ton/m3 plehra në vit dhe me sipërfaqe prej 46 hektarë, brenda të cilave do të jenë dhe 4 qendrat e ndarjes së llojit të plehrave, me nga 6 hektarë secila. Pas TEC-it, ky është investimi turistik gjigand që i ofron Vlorës pushteti SALI-ILIR.

ELBASAN: Do të ngrihen 2 qendra kryesore përpunim-depozitimi plehrash, me sipërfaqe 29 hektarë dhe me kapacitet nga 1.2 milion ton/m3 pl

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›