E Diel, 1 Nëntor 2026

A ishte Linda Basha kundershtari i pare i mocionit gjinor te kryesocialistit

26-11-2010 / Nga Shqipe Xoxi

Deputetet socialiste dolen jashte autostrade ne momentin e fundit. Shoferi i autobusit roze kishte pire ose bente sikur kishte pire duke u intervistuar pas ngjarjes. Makina e ndezur nga Edi Rama mesohet se bente zigzage ne rrugen procedurale pse lekundej sa majtas-djathtas pa kuptuar destinacionin. Frenimi i rrufeshem i mocionit kunder Kryeparlamentares Topalli i beri per te vjelle bashkudhetaret deputete. Goma e majte e fryre per aq shume dite nga media afer tij plasi si tullumbace femijesh. Shume qeshen per kete spektakel bajat. Sakaq ne kete rast ne kuptuam se Edi Rama nuk eshte aq burre sa te luftoje per te shkarkuar nje grua. Nuk eshte aq burre sepse pati frike se ndoshta grate e partise se tij mund ti votonin kunder ne kete iniciative te frikshme parlamentare duke hapur keshtu nje carje te madhe ne ngrehinen socialiste. Zerat ishin shtuar per kete opsion edhe pse terri i informacionit ishte ne maksimum. Prandaj ne konferencen e djeshme per shtyp njeriu i pare i PS-se njoftoi flamurin e bardhe te dorezimit perballe Zonjes me qendrim te hekurt ne krye te parlamentit.
Me kete gjest ai konfirmoi se ka tmerr te humbe prape ndaj seksit tjeter sic ka qejf te thote Ai duke imituar nje fjali te vjeter te Mao Ce Dunit. Te gjitha mund te thuhen per terheqjen e Kreut te Partise Socialiste Edvin Rama nga ajo cka deklaroi me 12 nentor ne Asamblene socialiste made in Xibraku se do te kerkonte jo vetem mocion mosbesimi kundrejt kryetares se Parlamentit porse edhe per kryeministrin Berisha.
Mirepo si duket ajo deklarate ishte per konsum te brendshem socialist pra qe mund te terhiqet mbrapsht sa here ti teket pse askush nuk kerkon llogari per strategjite aventureske te Rames. Ne e kishim paralajmeruar turpin qe do te gjente fajtor Ramen ne deshtimin e mocionit per mosbesim. Kryetarja e Kuvendit ka qene pothuajse gjithmone ne qender te kritikave te kupoles roze dhe nuk kane lene dite qe pas humbjes se 2005 qe stentojne ta shkarkojne me nje mocion.
Afermendsh eshte Linda Ex-Xhillari Basha keshilltarja me e degjuar nga Edvin Rama persa i perket strategjise politike. Ajo ka kuptuar me intuiten e saj se nje lufte e hapur kunder gruas me te pushtetshme ne organigramen shteterore do te kuptohej me shume si mocion gjinor sesa mocion politik. Keshtu qe eshte konfirmuar ne nje kohe rekord sugjeruesja e pare e opozites pertej te majtes dhe se djathtes.
Por ky lexim sinjalizon faktin se opozita eshte e varfer ne ide. Opozita do donte te perdorte ne menyre rutine te njejtin instrument qe e ka ezauruar vite me pare. Duket sikur lufta politike e opozites eshte varferuar aq sa merret thjesht me nje target dhe nje objektiv nderkohe qe detyra e saj eshte mjaft e rendesishme pasi ka mjaft vend per te bere oponence dhe me luften politike ne parlament dhe per programin e Qeverise.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›