Koja: Koalicion me LSI, ne pushtet te rikthehet e majta
Partia Socialiste e Vertete, PSV 91, eshte e gatshme te kontribuoje ne rikthimin e se majtes ne pushtet. Por nga ana tjeter, nuk pendohet aspak per koalicionin politik te firmosur me LSI-ne ne prag te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Nje nder pretendentet per postin e kryetarit te kesaj partie, Gjergji Koja, u shpreh dje gjate prezantimit te platformes politike te PSV '91, se kjo force politike eshte e hapur te luaje rolin qe i takon per rikthimin e se majtes ne pushtet, nepermjet ridimensionimit te saj. "Ne nuk pendohemi aspak per koalicionin politik qe firmosem me LSI ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit. Sot ne perseri puqemi me LSI ne dy pika madhore politike te perbashketa qe jane, integrimi perfundimtar dhe i plote i shqiptareve ne BE, dhe rikthimi ne normalitet i Kushtetutes se vendit", tha Koja. Sipas tij, PSV 91 nuk u krijua per inat te askujt, por per shkak te nevojes objektive politike te perfaqesimit jo vetem te nje pjese te konsiderueshme te elektoratit te majte, por edhe te nje numri jo te vogel te anetareve dhe militanteve socialiste.