E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Kam paguar gjithe taksat, jam banor i komunes Farke

"Detyrohem te pergenjeshtroj nje shpifje te nivelit ordiner te Kryetarit te Bashkise, Tirane, Edi Rama per gjoja mospagimin e taksave nga ana ime. Duke e konsideruar kete trillim si reflektim te nje gjendje politike fatkeqesisht te degraduar dhe thellesisht te rene ne deshperim, me duhet te sqaroj se familja ime nuk ka asnje detyrim financiar te asnje lloji te pa paguar ndaj shtetit dhe cdo institucioni. Te gjitha faturat e pagesave te detyrimeve ndaj cdo enti, une i paguaj permes bankes "Raiffaizen Bank" ne Tirane. Z.Rama, as nuk e di se une nga pikepamja territoriale nuk jam banor i Bashkise Tirane. Apartamenti im i ndodhur ne zonen e Selites i perket territorialisht njesise vendore, Komuna Farke, ku dhe shlyhen nje pjese e detyrimeve te tjera. Pikerisht per kete arsye Bashkia Tirane nuk ka leshuar asnje fature te ndonje detyrimi financiar ne adresen time", ka qene deklarata e Ministrit te Drejtesise, Nishani. I cili ka kerkuar qe Rama te largohet nga Bashkia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›