E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhacka: Faji i Berishes qe e la Shqiperine te fundit

Deputetja e Partise Socialiste, Olta Xhacka, akuzoi dje qeverine se per shkak te mos plotesimit te standardeve, Shqiperia mbeti jashte procesit te liberalizimit te vizave. Ne emer te PS-se, Xhacka, tha se ndryshe nga qytetaret e Serbise, Maqedonise dhe te Malit te Zi, Shqiptaret, mbeten ne klase, ne nje kohe kur kryeministri Sali Berisha po e shet si sukses faktin qe heret a vone edhe shqiptaret, do te levizin pa viza. "Qytetaret e Maqedonise, Serbise e Malit te Zi festojne, kurse ne presim. Shqiperia ka mbetur ne klase dhe ky eshte faji i Sali Berishes. Shqiperia mbeti e fundit dhe per kete e ka fajin Sali Berisha. Faji eshte i tij, qe korrupsioni ne Shqiperi sa vjen e behet me galopant, qe Shqiperia mbi te gjitha nuk arriti te bente zgjedhje te lira e te ndershme, qe procesi zgjedhor i 28 qershorit nuk arriti te plotesonte standardet, qe ne 1/3 e qendrave te numerimit u numerua keq ose shume keq", akuzoi ajo. Sipas Xhackes, pasi shpenzoi plot 4 milione euro, per te festuar renien e murit te Berlinit, mure te reja jane ngritur ne kufijte e Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›