E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka: Zhvillimi i Durrësit, meritë e Nanos



Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, i njohur si mbështetës i ish-kryetarit socialist, Fatos Nano, deklaroi dje se zhvillimi i qytetit të Durrësit në kohën e qeverisjes së tij pa diskutim që ka meritat e Fatos Nanos. Edhe pse vazhdon t’i qëndrojë besnik këtij mendimi, Koka beson se LSI-ja do të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit. Ish-kryetari Koka u shpreh se iu bashkëngjit LSI-së, sepse është një forcë e përfaqësuesve dhe jo e klaneve dhe grupeve të ngritura në politikën shqiptare. Sipas tij, LSI-ja po tregon se di të justifikojë votat e qytetarëve për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Gjithashtu, Koka u shpreh se Rama nuk e ka njohur filozofinë e PS-së, sepse posti si kryetar bashkie bëri që ai të implementojë në politikën e së majtës. Lefter Koka është pozicionuar kundër lidershipit aktual të PS-së qysh për zgjedhjet vendore të shkurtit të 2007-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›