E Diel, 1 Nëntor 2026

PD akuza Ramës

Tiranë -Partia Demokratike ka akuzuar disa media kryesore në vend, sipas të cilave kanë censuruar Ministrinë e Transporteve dhe selinë blu.” Sot terroristi i fjalës së lirë, Mr. 20%, njeriu që po jeton llahtarin e dosjeve të krimeve të familjareve të tij, censuroi mediat e blera prej tij. Gazeta Shqip, Shekulli, Tema dhe Albania, nuk botuan tërësisht përgënjeshtrimin ndaj mashtrimeve të Braces se tij, si nga ana e Ministrisë se Transporteve ashtu dhe nga Partia Demokratike. Duke dëshmuar intolerancë totale ndaj informacionit të vërtetë dhe kontroll absolut të mediave, te blera me leje ndërtimi, apo lista deputetësh”-deklaroi Gerti Bogdani, zëdhënësi i Partisë më të madhe në pushtet.

Zëdhënësi theksoi se censura e plotë e informacioneve të vërteta dhe shndërrimi i tyre në zëdhënës të mashtrimeve të tij, është standardi mediatik i Edi Ramës, i shndërruar tashmë në 2 brace burrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›