Koka e Nexhmije Hoxhës - trupi i Ramize Gjebresë
Po me tregonte Izeti mbreme se është gjetë fotoja origjinale dhe është zbuluar falsifikimi i Nexhmije Hoxhës e cila në foton që ka botuar vetë, ka prerë kokën e Ramize Gjebresë dhe në vend të saj ka vënë kokën e saj.
Pra në trupin e prijëses së demostratës Ramize Gjebrea, Nexhmije Hoxha ka vënë kokën e saj.
Nexhmije Hoxha (Pantera e zezë) paska mbërritur deri ketu: Në një foto ku jepet demonstrata e vajzave dhe popullit te Tiranës (kujtoni filmin “Lulekuqet mbi Mure”), vajza që udhëheq demonstruesit kundër italianeve dhe mban në dorë flamurin kombëtar shqiptar është Ramize Gjebrea, bijë e Gjirokastrës, mbesë e Kaçanikut, pasi nënën e kishte nga Kaçaniku. Nexhmija e ka lejuar atë film sepse ka menduar se po e han populli dhe se ai film po i kushtohej asaj.
Ndërsa bëhej mbledhja në atë 28 nëntor në atë shkollë ku studionin Ramizeja dhe Nexhmija, Nexhmije Hoxha qëndronte e ulur në sallë poshtë, bashkë me italianët. Ramizeja udhëhiqte protestuesit.
Që nga ajo ditë, Nexhmije pantera e ka urryer Ramize Gjebrenë. Nga kjo urrejtje, ajo i ngriti kurthin bashkë me Enverin, bashkë me serbët Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, që ta eleminonin.
Ramize Gjebrea kishte dalë në luftë si nacionaliste. Në kapelen e saj nuk ishte ylli partizan. Parulla e saj në luftë ishte bashkimi kombëtar.
Serbët Miladin e Dushan donin ta vrisnin Ramize Gjebrenë se ajo kërkonte bashkim kombëtar dhe serbët nuk e lejonin.
U ngrit kurthi: të vritej Ramizeja pse ishte e dashuruar me Zaho Kokën, pasi sipas serbëve dhe sipas Nexhmijes dhe Enverit, nuk lejohej dashuria në luftë. Kur në anën tjetër Nexhmija e gjithë nexhmijet shkepeshin duke bërë dashuri e orgji në luftë me serbët dhe shokët e udhëheqjes së luftës.
E vranë Ramize Gjebrenë Nexhmija, Enveri, Hysniu, Nakoja etj, për të plotësuar udhërin e jugosllavëve dhe për të kënaqur urrejtjen e Nexhmije Hoxhës.
E vranë dhe nuk e shpallën tradhtare. Por nuk e shpallën as deshmore të luftës.
Zaho Koka nga marazi e pendesa shkoi dhe u doli para plumbave të armikut dhe u vra. Zahos ia dhanë gjithë titujt e nderit ata që vranë Ramize Gjebrenë. Ramizenë e dënuan me harrim.
Ramizenë e vranë ata që vranë dhe bënë masakër në Vlorë kundër grupit komunist të të rinjve me Anastas Lulon e Sadik Premtën.
Ende nuk e dinë duket njerzit se cili ishte mëkati i vlonjatëve trima që ishin në grupin e të rinjve. Mëkati i tyre ishte se ata nuk pranonin që komnistët shqiptarë të udhëhiqeshin nga serbët dhe jugosllavët, ishin kundër Miladinit dhe Dushan Mugoshës.
Por me jugosllavët ishte Enveri, Nexhmija, Hysniu e të tërë. Dhe jugosllavët përdoren shqiptarët kundër shqiptarëve. Futën pushkën dhe Hysniu me të tijtë vrau grupin e të rinjve.
A thua kanë pasardhës komunistët e grupit komunist të të rinjve. A e dinë thua pasardhësit se çfarë u ka bërë Enver Hoxha, Nexhmija, Hysniu etj vlonjatëve.
Megjithëse kanë kaluar shumë vite, peshon shumë rëndë fallsifikimi i llahtarshem i Nexhmije Hoxhës. E cila sot ka pushtet pa masë. E cila po financon sot që të ringrihet busti i diktatorit Hoxha në shesh të Tiranës, premtim i komunistëve aleatë të Edi Ramës i cili në heshtje është dakorduar me njerzit e Nexhmijes që i bëri aleatë.
E vranë Ramize Gjebrenë me urdhër të jugosllavëve, duke e akuzuar si kurvë pse ajo ishte e lidhur me Zaho Kokën, teksa vetë Nexhmija kurvëronte sa me jugosllavët, sa me Enverin e shokët e tij, në emër të lirisë. Pantera Nexhmije kurvëronte se ashtu kontribonte të çlironte Shqipërinë, duke frymëzuar udhëheqësit.
Ka vënë kokën e vet Pantera e zezë Nexhmije në vend të kokës së Ramizesë, duke e vrarë edhe në fotografi. Duke e rivrarë gjithmonë.
Krimi i vrasjes se Ramize Gjebresë është bërë nga Enveri, Nexhmija, Hysniu, nga ata që vranë komunistët idealistë të Vlorës, Sadik Premten, Anastas Lulon e grupin e të rinjve, sepse ky grup ishte kundër jugosllavëve që udhëhiqnin gjithçka në Shqipëri. Ky grup u vra nga Enveri, Nexhmija, Hysniu etj, me urdhër të jugosllavëve, të Dushanit, Miladinit etj, të cilët e vranë dhe u përpoqën ta shëmtojnë dhe rivrasin për mbi 70 vjet Ramize Gjebrenë.
Sikur t’i dijë populli të vërtetat e komunistëve, sikur ta dijë populli i Vlorës dhe Gjirokastrës se çfarë i ka bërë Nexhmija, Enveri e Hysniu, do të shpëtonte përgjithmonë Shqipëria nga komunizmi dhe pasuesit e familjeve mafioze të komunizmit.