E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka e skuqur e pulës gjendet në produktet e Mc Donald’s

WASHINGTON-Një kokë pule e skuqur tërësisht së bashku me puplat dhe me sqepin është gjetur në një produkt të Mc Donald’s. Një video e hedhur në Youtube tregon koken e pulës së bashku me lafshën dhe qafën me puplat e ngrira nga skuqja në vaj. Lajmi është përcjellë në video marre realisht nga një Televizion lokal amerikan, i quajtur 13 News. Sipas spikeres mësohet se produkti jo i zakontë është gjetur ne pjaten me produkte pule nga një konsumator në një fast food të MC Donald’s në anën e qytetit ku jetojnë kinëzët ne nje fast food të drejtuar nga kinëzët. Mësohet se inspektorët e ushqimit kanë mbëritur dhe po inspektojnë situatën. Personat që e kanë hedhur videon e marrë nga edicioni i orës 6:00 të lajmeve nuk kanë hezituar të shtojnë se ky është një dështim i hapur i kompanisë më tëmadhe të njohur në botë për prodhimet e fast fond, Mc Donald’s. Nderkohe vizitoret e kesja videoje kane shenuar mbi 1 milion dhe te gjithe kritikojne punen e kompanise.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›