E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, maqedonasit dynden për strehim në vendet e BE, Brukseli në alarm

SHKUP-Maqedonasit po shfrytezojnë regjimin e liberalizimit të vizave për të kërkuar strehim në vendet e Bashkimit Europian. Ky problem është bërë aq shqetësues saqë pas pak ditësh në Maqedoni do të vijë kryeministri belg Iv Leterm për të zgjidhur këtë situatë. Kjo per faktin se vetem ne Belgjike kane kerkuar azil per te qendruar perfundimisht ne kete vend 400 maqedonas, kryesisht shqiptare. Qe para liberalizimit te vizave u bë e qarte se qytetaret nuk duhet te kerlojne strehim dhe as te punojne ne 25 vendet e Shengen. Por ata qe jane te varfer dhe te pakenaqur kryesisht shquaret po kerkojne te lene perfundimisht atdheun e tyre me arguimentin se ndihen te diskriminuar. Qeveria belge i ka strehuar tashme ne kampe ata qe kerkojne azil, por pritet ta diskutoje kete ceshtje me qeverine maqedonase nese vertet ata jane te diskriminuar.
Mediat maqedonase bejne te ditur se vetem sot jane nisur nga pikat e Likoves e Komanuves drejt vendeve te BE, rreth 40 udhetare. Nderkohe brenda vendit ka shperthyer retorika politike. Keshtu lideri i BDI, Ali Ahmeti, parti ne koalicionin qeverises, i cituar nga Zeri i Amerikes i ben thirrje shqiptareve te mos largohen pasi ne vendet e huaja do te keqtrajtohen edhe me shume

Kompanite e udhetimeve te akuzuara se po e favorizojne ato kete largim, thone se nuk kane faj, pasi shumica e njerezve deklaron se do te udhetojne te familjaret e tyre jashte vendit ose per qellime turistike, pastaj vendosin te qendrojne. Kompania “Euroline” transporton cdo jave dhjetra qytetare ne linjen Maqedoni-Zvicer Gjermani e Belgjike.
Por fakti i largimeve, ka shqetesuar BE. Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se në rast se ky fenomen vazhdon mund te rivendosen serish kufizimet e udhetimit per qytetaret maqedonas.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›