Kokaina 5 milione euro, pranga biznesmenit shqiptar
Nje biznesmen shqiptar ne Itali eshte kapur me nje sasi prej 5,5 kilograme kokaine e paster me vlere 5 milione euro. Orest Stavro, banues ne Tirane, eshte arrestuar ne flagrance nga policia italiane ne autostraden jugore te Riminit, gjate nje kontrolli te zakonshem. Ai ka pretenduar se po udhetonte ne Itali, ndersa karabinieret i kerkuan dokumentet e makines qe mbante targa spanjolle. Kontrolli u krye ne autostrade, ndersa droga u gjet ne serbatorin e mjetit tip "Ford".
Arrestimi
"Jam ne nje udhetim per qejf ne Rimini", ka deklaruar per policine biznesmeni 36-vjecar nga Shqiperia, i cili sipas medias italiane eshte nje sipermarres qe punon mes dy vendeve, por nuk saktesuan linjen e tregtise. Por kjo nuk eshte besuar nga policia, e cila ka nisur te beje nje kontroll makines me te cilen po udhetonte i riu, nje "Ford Focus". Kontrolli i imresishem ka bere qe ne serbatorin e karburantit, ne nje shtrese dyfishe, policia te gjeje lenden narkotike, ne nje sasi te konsiderueshme prej 5,5 kilograme kokaine te paster. Menjehere mbi biznesmenin shqiptar kane rene prangat, duke e shoqeruar per ne qeli. Stavro udhetonte me nje makine me targa spanjolle dhe eshte ndaluar per nje kontroll dokumentesh. Ndalimi mesohet se eshte bere mengjesin e dy diteve me pare, fill pasi ishin nxjerre pakot e kokaines nga serbatori, ne jug te qytetit te Riminit.
Cifti
Po dje, ne Itali, ne qytetin e Kremonas, policia ka vene ne pranga nje shqiptar se bashku me gruan e tij boshnjake, pasi gjate kontrollit u jane gjetur ne sendet e tualetit te gruas, dy kilograme kokaine e paster. Cifti se bashku me dy persona te tjere jane vene ne pranga, pasi u eshte gjetur lenda narkotike. Ata ishin duke udhetuar me nje makine "Alfa Romeo", ne autostraden A21, kur jane ndaluar u eshte gjetur droga dhe jane vene ne pranga. Emrat e tyre nuk behen te ditur, pasi ende nuk kane mbaruar hetimet.
Operacion ne Oksford
Nderkohe qe nje operacion antidroge i zhvilluar ne Angli, ka vene ne pranga dhjete persona, nder te cilet tete jane shqiptare. Media britanike ka bere te ditur se, nje operacion i policise se qytetit te Oksfordit ka cuar ne zbulimin e nje grupi trafikantesh droge, te perbere nga qytetare shqiptare dhe britanike. Shqiptaret e arrestuar jane Elton Celbeqiri, Oltjon Nezha, Leon Cohadari, Gentian Harizaj, Elmond Koshaj, Ulijan Nelku, Klodian Kono dhe Albert Kovaci. Gjithashtu gjate ketij operacioni kane rene ne pranga edhe dy qytetare britanike, emrat e te cileve nuk behen te ditur. Ne perfundim te aksionit policia angleze sekuestroi dy laboratore droge, nje sasi kokaine, perzieres dhe disa mijera paund. Sipas saj, sasia e lendes narkotike mberrinte ne Britani nga Italia dhe Holanda dhe pasi perpunohej dhe shitej ne qytete te ndryshme.
Perg. A. Cena