E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkataret: Te dorehiqet Xhuveli

Peshkataret e Vlores e kane festuar Diten e Veres me protesta per shkak te mosfurnizimit me nafte per anijet e tyre te vogla, qe prej disa muajsh. Mungesa e karburantit ka bere qe dje ata te dalin ne shesh dhe te kerkojne doreheqjen e ministrit te Mjedisit, Lufter Xhuveli, si shkaktar per kete krize. Protesta e 250 peshkatareve qe punojne me 74 anije eshte bere ne kalaten e Triportit, aty ku dhe ankorohen anijet e peshkimit vazhdimisht. Ata jane shprehur se prej disa muajsh nuk kane dale ne pune, apo te conin te ardhura ne familje. Kompania ARMO nuk i ka furnizuar me nafte sipas kontrates se firmosur, duke bere bllokimin e punes.
Sipas kryetarit te shoqates se peshkatareve, Mezan Mezani, anijet kane disa muaj pa dal ne det, ndersa vetem nje pjese e anijeve kane vazhduar punen, pasi jane furnizuar nga jashte. "Ne kerkojme nderhyrje emergjente te strukturave shteterore, si dhe te ARMO-s, per te zhbllokuar kete situate te renduar te peshkatareve dhe te familjeve te tyre, vetem se nuk furnizohen me nafte", tha Mezani. Madje, shoqata paralajmeroi se, nese nuk merren masa urgjente, atehere situata do te pershkallezohet me tej. "Do te blejme karburant vete dhe do te bllokojme kalaten e perpunimit te trageteve, si dhe te perpunimit te anijeve tregtare, me pas do te bashkepunohet me shoqatat e tjera te peshkatareve ne rrethe, duke kaluar ne greve urie", paralajmeroi kreu i shoqates se peshkatareve dje. Por, ne deklaratat e bera nuk u mjaftua me kaq, pasi perfaqesia e peshkatareve kerkoi edhe largimin e ministrit te Mjedisit, Lufter Xhuveli, pasi, sipas tyre, "ai nuk ka zbatuar kontraten qe ka me peshkataret si dhe nuk ka marre masa per furnizimin e anijeve me nafte, por ka lene pa buke 250 familje vlonjate qe prej 8 muajsh". Nje prej peshkatareve tha se, "nese do te vazhdoje kjo situate, ne do te shkojme ne shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, dhe do te kerkojme strehim ekonomik".
Ornela Hila

Plagoset ne atentat agjenti
Eriola Hazizolli
Persona ende te paidentifikuar kane ndermarre mesnaten e se enjtes nje atentat me objekt nje ish-agjent krimesh ne Kucove, aktualisht polic objektesh ne Komisariatin e Beratit. Kater plumba pistolete jane shkrehur ndaj efektivit Astrit Pirja, i cili nisej rreth ores 23:00 per ne pune me mjetin e tij. Nje prej predhave e ka plagosur 38-vjecarin ne krah, ndersa autoret jane zhdukur pa lene gjurme. Policia dergoi ne spital te demtuarin, qe, sipas mjekeve, eshte jashte rrezikut per jeten. Pistat e hetimit jane dy, hakmarrje per shkak te detyres, gjate kohes qe Pirja ishte agjent krimesh dhe ka kryer arrestime dhe pista e dyte, ajo e konflikteve personale. Gjate marrjes ne pyetje, 38-vjecari eshte shprehur se nuk ka pasur grindje gjate koheve te fundit, por duke lene te kuptohet se gjithcka ka lidhje me kohen kur ai kryente funksionin e oficerit te krimeve ne Kucove.
Ngjarja
Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten "KJ" se, Astrit Pirja, punonjes i ruajtjes se objekteve prane Komisariatit te Beratit, mbeti i plagosur rreth ores 23:00, ndersa ishte nisur per ne pune. Ngjarja ndodhi me lagjen "Meteor", ku 38-vjecari sapo kishte dale nga banesa per te shkuar te mjeti i tij i parkuar, tip "Fiat Punto", me targa BR 4225 A. Ne kete moment, ai eshte qelluar nga nje distance jo e larget. Per fat te mire, edhe pse jane kryer kater qitje ne drejtim te tij, vetem nje prej plumbave e ka plagosur ne krah. Pirja ka arritur te shmanget, duke u hedhur ne ane te rruges, prane nje kanali. Krismat e armes kane alarmuar familjaret, te cilet kane qene te paret qe i kane ardhur ne ndihme 38- vjecarit. Ai eshte derguar ne spitalin e Beratit, ku ka marre dhe ndihmen e pare mjekesore. Burime prane repartit te kirurgjise bene me dije se, "polici eshte paraqitur me nje plage ne krahun e majte, te shkaktuar nga arme zjarri, por ndodhet jashte rrezikut per jeten".
Hetimet
Drejt vendit te ngjarjes kane shkuar edhe ekspertet e policise se Beratit, te cilet nisen hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Nga keqyrja e vendit te krimit, policia ka gjetur tre gezhoja arme qe i perkasin nje pistolete te tipit "TT". Ne mjetin e policit jane gjetur dy gjurme te plumbit te perfunduara ne mjet, ne kofanon e makines dhe dy te tjere ne xhamin e pare. Nga hetimet, policia mesoi se nje prej plumbave, pasi ka prekur llamarine e mjetit, eshte perplasur ne trupin e policit, duke e plagosur ate ne krah. Ne vendin e ngjarjes mesohet se jane siguruar prova te vlefshme rreth autoreve, por ende nuk ka bere te mundur identifikimin e tyre.
"Nuk i pashe autoret, ishte erresire"
Mengjesin e dites se djeshme, nje grup hetimor ka marre ne pyetje kolegun e tyre, Astrit Pirja, baba i dy femijeve. Polici mesohet te kete pohuar prere se, "nuk kam mundur te shikoj asgje ne erresiren e nates, por vetem se degjova kater krisma". Efektivi i objekteve nuk ka pohuar asgje rreth motiveve te atentatit, por tha vetem se nuk kishte asnje konflikt personal apo per shkak te punes. Policia beri te ditur se "po punon ne dy pista, ate te hakmarrjes per shkak te detyres dhe te ndonje konflikti personal". Mesohet se prej 10 vitesh, 38-vjecari punon ne polici, ku vite me pare ka punuar si agjent krimesh, ndersa kohet e fundit si punonjes ne ruajtjen e objekteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›