E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e biznesmenit, lirohet taksisti

Policia liron taksistin e dyshuar si autor i vrasjes se biznesmenit, ne nje prej aktiviteteve te tij. Ushtar Stani ka lene qelite diten e djeshme, disa ore pas shoqerimit dhe marrjes ne pyetje, pasi kishte pasur konflikt me viktimen Mehmet Feleqi. Shkak eshte bere alibia e te dyshuarit taksist, sipas te ciles ai nuk ka dale per asnje moment nga shtepia diten e ngjarjes ne fshatin Ngjeqar. Burime zyrtare te policise thane se po hetojne ne pisten e nje krimi ne familje per motive ende te paqarta dhe nje konflikti qe viktima ka pasur me persona te tjere jashte fshatit ku banonte. Nga verifikimet e kryera mesohet se Feleqi nuk ka pasur kontradikta ne fshatin e tij, Ngjeqar. Pas marrjes ne pyetje te taksistit te fshatit, Ushtar Stani eshte lene i lire, pasi ka rezultuar qe nuk ka qene i implikuar ne vrasje. Deshmi ka dhene edhe bashkeshortja e te dyshuarit, e cila punon rrobaqepese ne fshat. Ajo ka pohuar ne polici se bashkeshorti ka qene ne banese qe ne oren 19:00 te mbremjes e nuk ka dale nga banesa deri ne mengjes, kur policia ka shkuar dhe e ka shoqeruar per ne ambientet e komisariatit. Sipas eksperteve, provat e momentit flasin per nje krim brenda familjes ose qe autor te jete nje person qe e njihte biznesmenin. Feleqi eshte pronar i nje fabrike te vogel mielli, nje dyqani ushqimor dhe mishi ne fshat. Ai u gjet mengjesin e te henes i vrare me nje plumb ne koke dhe tre thika ne trup.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›