"Kokaina", Lirohet Sokol Kociu: Jam sëmurë
Vendimi u mor sot nga gjykata e cila pranoi kërkesën e ish -oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Koçiu, për lirimin me kusht për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij.
TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendos lirimin me kusht të ish oficerit të Policisë Gjyqësore, i dënuar për trafik droge. Vendimi u mor sot nga gjykata e cila pranoi kërkesën e ish -oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Koçiu, për lirimin me kusht për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij.
I dënuar për trafik droge, si një nga anëtarët e procesit “Kokaina” u burgos nga Gjykata e Tiranës me 12 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike” dhe "pjesëmarrjes në organizatë kriminale". Ish- oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Koçiu, vuajti në burg pjesën më të madhe të dënimit, ndërsa i kishin mbetur afro 2 vjet të tjera burgim.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)