E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PD PS listat me vonese ne KQZ

Të dy partitë e mëdha nuk kanë respektuar afatin kohor të dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë. KQZ merr nesër vendim. Drejtoria juridike shqyrton dokumentacionin e kandidatëve 

TIRANE- KQZ do të shtyjë për nesër vendimin nëse do të pranojë listat e kandidatëve për deputetëve të dy partive të mëdha apo jo. Sipas debatit të zhvilluar sot paradite në mbledhjen e KQZ-së, të dy partitë nuk kanë respektuar afatet kohore të dorëzimit të listës së kandidatëve që ishte ora 24.00 e datës 19 maj 2009.

Përfaqësuesi socialist Genc Gjoncaj deklaroi në mbledhje se PS do të dorëzonte listën rreth orës 01.30 minuta të së mërkurës, por KQZ nuk funksiononte. Ndërsa thuhet se PD-ja ka dorëzuar listën 15 minuta pasi ka skaduar afati zyrtar.

” KQZ duhej të qëndronte e hapur. Cështja e vonesës prej 15 minutash apo një orë e gjysmë, duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë", u shpreh përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj.
Nga ana e tij përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti theksoi se janë respektuar të gjitha afatet ligjore dhe lista është dorëzuar në orën 23:55 minuta në KQZ.

Vendimi për listat është shtyrë për tu marrë nesër më datë 21 maj ora 10 :00. Burime pranë KQZ pohuan për NEWS24 se shqyrtimi i gjithë listave dhe dokumentacioni që shoqëron kandidatët po bëhet nga drejtoria juridike e KQZ
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›