E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuar per falsifikim, kapet pas 2 vjetesh

BERAT - I denuar nga gjykata me 6 muaj burg dhe 40 mije leke gjobe per "falsifikimit te dokumenteve te identifikimit", arrestohet nje 35-vjecar. Burime te Policise Berat, thane se, eshte bere arrestimi i Enton Doksanit, 35 vjec. Ndaj 35-vjecarit, banor ne lagjen "Deshmoret e Kombit" ne kete qytet eshte bere ekzekutimi i vendimit te dates 28 dhjetor te vitit 2007, i dhene nga Gjykata e Beratit, si dhe urdhrin e dates 31 janar 2009, te prokurorise per Doksanin. Gjykata mesohet te kete denuar ate me 6 muaj burg dhe 40.000 leke gjobe per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve te identifikimit". Organet e drejtesise kane nisur hetimet ndaj te denuarit dy vite me pare, pas akuzave te ngritura ndaj tij per falsifikimin te leternjoftimeve, vizave, stampave dhe formulareve te ndryshem, por ai i shpetoi prangave te policise, duke u larguar jashte vendit.

E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›