E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaina në salcë kosi, udhri u dha nga burgu

I gjithë mekanizmi për dërgesën e drogës në Greqi është drejtuar nga qelitë e paraburgimit

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda pas hetimeve dy mujore identifikon “porositësin” e drogës prej 4 kg hashash dhe 300 gram kokainë të kapur fund qershorin e këtij viti në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të fshehur në një kovë me salcë kosi të cilën po e transportonte mësuesi i matematikës, Arben Kaçori, kundrejt pagesës. Sipas burimeve zyrtare pranë organit të akuzës, konfirmohet se personi që porositi shtetasin Eduart Belulaj, i arrestuar edhe ky që të gjejë një korrier për të dërguar drogën në Greqi ndodhet në qelin e paraburgimit të Durrësit duke pritur ditën e gjyqit për veprën penale të “prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike”. “Nga hetimet me metoda specifike është vërtetuar dhe identifikuar një nr. telefoni që përdoret nga një i paraburgosur që ndodhet në qelinë e paraburgimit të Durrësit, i cili me anë të telefonit mobil që disponon i ka dhënë koordinatat e dërgimit të drogës për në Greqi dhe personi që do ta presë drogën në tokën helene. Por, droga u sekuestrua mesditën e 26 qershorit në momentin e kontrollit të automjetit tip “Benz” me targa TP 22 44 B që drejtohej nga mësuesi i lëndës së Matematikës në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Mustafa Matohiti” në qytetin e Tepelenës”,-thuhet nga akuza. Pas arrestimit të tij dhe këqyrjes së telefonit ka rezultuar se personi që ka kontaktuar me mësuesin për nisjen e drogës është shtetasi Eduart Belulaj i cilësuar si pronari i drogës prej 4 kg hashash dhe 300 gram kokainë, ku si pasojë u arrestua më 16 korrik të këtij viti. Por, sipas prokurorisë, personi që ka drejtuar këtë trafik, është i arrestuar dhe ndodhet në qelinë e paraburgimit të Durrësit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, por që në fillim të muajt shtator pritet që t’i komunikohet akuza e “trafikut të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Sipas prokurorisë, ka qenë data 26 qershor e këtij viti, kur makina me targa “TP 22 44 B” me drejtues mësuesin Arben Kaçorri është afruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijësku ka filluar dhekontrolli fizik i makinës dhe sendeve të dyshimta që ndodheshin brenda saj. Pas një kontrolli në vende të ndryshme të makinës, efektivët e policisë kanë kërkuar nga drejtuesi i makinës ta hapte govatën që mbante mbrapa sediljes së tij dhe që pretendohej nga i arrestuari se brenda saj kishte salcë kosi për njerëzit e tij që ndodheshin në Greqi. Por, me hapjen e kovës dhe kontrollit të saj brenda, kontrollorët e policisë kanë hasur në sende të forta, pasi 4 kg e hashashit që ishin paketuar dhe 300 gramë kokainë ishin fshehur brenda saj. Menjëherë, policia ka kryer arrestimin e shoferit dhe sekuestrimin e mallit, të cilin Kaçorri e ka pranuar se po e transportonte për në Greqi kundrejt një pagese qesharake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›