Tirane rrembimi per ngacmimin e te dashures denohet me gjobe autori
TIRANE - Gjykata e Tiranes ka deklaruar fajtor dhe gjobitur me 80 mije leke te reja nje 32 vjecar te akuzuar per mbajtjen peng per dy ore te nje personi tjeter ne qershor te ketij viti. Vendimi gjyqesor ndaj Lirim L. eshte shpallur pak dite me pare ne gjykaten e kryeqytetit. Sipas vendimit te arsyetuar Lirim L. eshte deklaruar fajtor per vepren penale te heqjes se paligjshme te lirise ndaj qytetarit Bledar D. Referuar vendimit shkak i pengmarrjes jane bere shqetesimet qe i demtuari Bledar D. i ka krijuar here pas here te fejuares se Lirim L. Ne vendim pohohej se diten e ngjarjes ata e kishin lene te takoheshin me njeri-tjetrin per tu sqaruar. Pasi jane takuar kane hipur ne nje automjet te drejtuar nga nje i njohur i Lirim L. Te tre se bashku kane shkuar per ne drejtim te vendit te quajtur Instituti Bujqesor Kamez. Pasi kane shkuar ne nje vend ku ndodhen disa godina te pabanuara i pandehuri Lirim L. i ka thene shtetasit Bledar D. qe te zbrisnin nga makina dhe te shkonin ne nje vend. Shtetasit Lirim L. dhe Bledar D. pasi kane zbritur nga makina jane futur ne nje godine te pabanuar mbi baze te kerkeses se te pandehurit. Ndersa drejtuesi i automjetit ka qendruar ne automjet dhe me pas eshte larguar nga ai vend. Sipas Bledar D. gjate kohes qe ka qendruar ne godinen e pabanuar ndaj tij eshte ushtruar dhune fizike nga ana e te pandehurit Lirim L. si dhe nuk eshte lejuar te largohej. Ne kete vend Bledar D. dhe i pandehuri Lirim L. kane qendruar rreth dy ore. Me pas i pandehuri Lirim L. se bashku me shtetasin Bledar D. kane dale nga ai vend ku secili eshte larguar per ne drejtime te ndryshme thuhej ne vendimin e gjykates. Shqyrtimi i kesaj dosjeje ne Gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar me kohe te shkurtuar cka i ka mundesuar te pandehurit uljen e nje te tretes se mases se denimit.