E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane rruget qe vezhgohen me kamera

/ /

Ne nje sekret te plote policia ka nisur planin e montimit te kamerave te vezhgimit ne hapesirat publike te Tiranes pasi qeveria vendosi me 15 nentor akordimin e fondit te nevojshem per realizimin e projektit me vlere 31 milione leke te reja. Me kete fond i cili perben nje shtese ne buxhetin e policise per vitin 2010 eshte parashikuar te realizohet blerja e kamerave dhe pajisjeve te rrjetit te transmetimit te regjistrimeve. Qellimi kryesor i kamerave qe do te vendosen ne ambientet publike do te jete monitorimi i situates kriminale ne kryeqytet. Dy dite me pare gazeta Panorama publikoi lajmin nderkohe qe burime te Policise se Shtetit thane se nje tjeter qellim i sistemit te kamerave qe do te vendosen ne ambientet publike te kryeqytetit eshte edhe vezhgimi i trafikut rrugor.
Kamerat ekzistuese
Nje numer i kufizuar kamerash kryejne aktualisht monitorimin e disa ambienteve publike ne bulevardin kryesor te Tiranes. Ky rrjet eshte i kufizuar edhe pse per pjesen qe mbulon kryen transmetimin e regjistrimeve ne kohe reale ne qendren e policise. Kjo e fundit duke u nisur edhe nga specifika e krimeve te ndodhura vitet e fundit sic jane grabitjet dhe kryesisht ato ndaj bankave ka vendosur te hartoje projektin per monitorimin e ambienteve publike te Tiranes. Per kete Ministria e Brendshme kerkoi fond nga qeveria me qellim realizimin e investimit te nevojshem. Pas vendimit qe i akordon policise 31 milione leke te reja tashme ka mbetur vetem zbatimi i projektit. Sipas planit paraprak pritet qe 200 kamera sigurie te vendosen ne rruget sheshet dhe bulevardet e Tiranes. Pozicionet ne te cilat do te kryhet montimi i kamerave tashme jane vendosur dhe puna ka filluar ne terren per realizimin e planit.
Kamerat
Sistemi i ri i kamerave do te plotesoje rrjetin ekzistues me monitorimin e bulevardit kryesor Deshmoret e Kombit dhe me tej do te mbuloje me vezhgim rrugen e Durresit dhe ate te Kavajes sheshin Nene Tereza qendren e Tiranes rrugen e Dibres Unazen dhe me tej rrugen Komuna e Parisit 21 Dhjetorin deri tek ish-farmacia nr.10. Te pakten sa i perket kryeqytetit ky eshte perimetri ne te cilin jane regjistruar ngjarjet kryesore kriminale te ndodhura vitet e fundit. Plani per monitorimin e kryeqytetit me kamera vezhguese eshte paralajmeruar kohe me pare nga ministri i Brendshem Lulzim Basha ne kuader te masave kunder kriminalitetit. Precedentet e bankave

Instalimi i kamerave te vezhgimit ne hapesirat publike ne kryeqytet eshte pare nga policia si nje domosdoshmeri pas disa precedenteve te grabitjeve ne banka apo pika te kembimit te valutes. Ne disa nga keto grabitje policia ka sekuestruar imazhet e kamerave te fiksuara nga subjektet private por regjistrimet e kryera kane qene te nje cilesie te dobet e cila nuk ka dhene ndihmese ne identifikimin e autoreve te ngjarjeve kriminale te ndodhura ne qytetin e Tiranes.

Pozicionimi i kamerave

Bulevardi Deshmoret e Kombit
Rruga e Durresit
Rruga e Kavajes
Sheshi Nene Tereza
Qendra e Tiranes
Rruga e Dibres
Unaza
Komuna e Parisit
21 Dhjetori
Ish-farmacia nr.10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›